• |
ide | kryesore

Ndalohet për vjedhje i riu në Vlorë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lojëra fati të paligjshme në Fier, 4 të arrestuar



Policia e Vlorës ka ndaluar një 35-vjeçar të shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me një 28-vjeçar kanë grabitur një shumë parash dhe një telefon në banesën e një shtetaseje.

Pas identifikimit theksohet se 35-vjeçari është ndaluar, ndërsa vijon puna për kapjen e 28-vjeçarit. Ndërkohë një tjetër ngjarje është raportuar në Vlorë. Një 46-vjeçar banues në Vlorë, është proceduar penalisht, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një qytetare.

Sipas gruas, 46-vjeçari e ka kanosur atë me sëpatë. Ngjarja sipas Policisë së Vlorës ka ndodhur për motive të dobëta. Sakaq materialet materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *