• |
ide | kryesore

Vendimi i Strasburgut për 21 Janarin, Berisha: Jam gati të rihetohem

Lajme, Të fundit



Gjykata e Strasburgut ka dalë në një përfundim në lidhje me 21 janarin, ku në 40 faqe material thuhet se shteti shqiptar ka përgjegjësi për dy gjëra, së pari për vrasjet dhe së dyti për moszbardhjen e krimit. Gjykata i cilëson këto shkelje të dy aspekteve të drejtës së jetës. Si e komentoni vendimin dhe reagimin e kryeministrit Edi Rama që kërkoi hetim të ri nga SPAK. A jeni ju z.Berisha gati të hetoheni për 21 janarin?

Berisha: Mund të them sa vijon. Jam 100% dakord për çdo rihetim. Por nëse ai proces nuk është hetuar si duhet, ai nuk është hetuar si duhet vetëm për shkak të Edi Ramës. Për të mbrojtur Edi Ramën, ai është autori i vërtetë prapa asaj që ndodhi.

Rrethoi kryeministrinë me banda dhe banditë, në protestën më të dhunshme në historinë e vendit. Edi Rama deklaratat e tij i ka në televizion. Ishte ky kontekst që bëri që Ina Rama dhe jo akuzat e mia ndaj Ina Ramës të mos bëhej ndofta siç thotë Strasburgu hetimin e duhur. Ky process në masën 80% është hetuar pasi Sali Berisha ka ikur nga pushtetin. Ina Rama është një person me kredencialet më të ulëta, ua them unë ju se kanë dalë shumë gjëra pas. Kur përfaqësuesi i qeverisë amerikane ka dhënë një kontribut të madh, unë kërkoja prokuror ndërkombëtar për hetim, ajo refuzonte. Lexoni se çfarë tha ai për Ina Ramën. Natyrisht nuk mund të mos them, keqardhja ime e vetme është që në atë vendim ndodhet firma e Dorian Pavli, kushëririt të Edi Ramës.



5 Comments

  1. Berisha tha se ligji për sportin nuk lejonte kthimin e terrenit sportiv në terren urban.

    Mirëpo kreu i Rithemelimit pranon kështu se dhëndri i tij paska përfituar një truall me shkelje ligjore. Që jo vetëm s’ka ndërmend ta dorëzojë mbrapsht, por përkundrazi po kundërshton masat e sekuestros ndaj kësaj pasurie.Ti do te hetohesh por nuk shkon ne gjykate se ke frike o bure qe dhjet ne breke,te kujtohet viti 2000 kur policia te mbajti kater ore ne komisarjat

  2. Ky eshte i semur mendor nuk ka pik diskutimi.Po si te hetohesh kur nuk paraqitesh ne prokurori per ty marr ne pyetje?Tallet me popullin por me shume me gazetaret qe i mbajne anen dhe me kamikazet qe i shkojne pas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *