• |
ide | kryesore

Emri/ Shpërndante kanabis në afërsi të shkollave, arrestohet 44-vjeçari në Sarandë

Arkiva
Lojëra fati të paligjshme në Fier, 4 të arrestuar



Pëllumb Muçodemi, 44-vjeç ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke shitur lëndë narkotike në afërsi të shkollave në Sarandë.

Gjatë operacionit “Tempulli”, janë sekuestruar 63 doza kanabis të gatshme për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 44-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *