• |
ide | kryesore

2 aksidente në pak minuta/ I moshuari humb jetën, plagosen 2 të rinj

Arkiva, Lajme, Të fundit
aksidente



Dy aksidente të rënda ndodhën mbrëmjen e së dielës në Krujë dhe Korçë. Rreth orës 18:15, në Nikël, një 23-vjeçar me iniciale E. K., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar një 77-vjeçar me iniciale S. S., banues në Nikël. Si pasojë e aksidentit, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia thotë se një grup hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

5 minuta më herët një tjetër aksident ndodhi në aksin rrugor Korçë – Pogradec, pranë fshatit Veliternë të Maliqit. Një automjet tip “Ford” me drejtues shtetasin B. J., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin F. M., rreth 17 vjeç dhe që kishte si pasagjer një 17-vjeçar tjetër me iniciale A. K.. Të dy të miturit janë plagosur dhe u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Ngjarja ndodhi në afërsi të një karburanti. Sipas policisë, dy 17 vjeçarët po udhëtonin me motor nga Pogradeci në drejtim të Korçës. Sipas dëshmitarëve, automjeti ka kaluar nga krahu i djathtë i rrugës nacionale për në krahun tjetër në drejtim të pikës së karburantit, moment ky që ka sjellë edhe përplasjen.

Megjithatë policia thotë se me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale dhe se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *