• |
ide | kryesore

BERZH publikon raportin: Vetëm në Shqipëri nuk është rritur kënaqësia për të jetuar, më e ulët edhe se në 2006-n

Lajme, Të fundit



Në të gjitha vendet e Europës Juglindore e Ballkanit Perëndimor, kënaqësia për të jetuar është rritur dukshëm në krahasim me vitin 2016, duke reflektuar përmirësimin e të ardhurave.

Por, kjo gjë nuk ka ndodhur në Shqipëri. Ndonëse vendi ka pasur ndër rritjet më të larta të ekonomisë në rajon, kënaqësia për të jetuar nuk ka ndryshuar. Madje kënaqësia për të jetuar është më e ulët se në 2066-n. E dhëna është bërë e ditur nga raporti i fundit të tranzicionit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

“Rezultatet e kënaqësisë janë rritur me kalimin e kohës në shumicën e ekonomive Një rajon që ka bërë përparim të konsiderueshëm që nga viti 2016 është Europa Juglindore (e cila përfshin të dy (i) vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), Bullgarinë dhe Rumaninë, dhe (ii) Ballkani Perëndimor), me pothuajse të gjitha vendet që shënojnë rritje të ndjeshme të kënaqësisë (përjashtimi i vetëm është Shqipëria, ku ky rezultat ka mbetur pak a shumë i pandryshuar). Ndërkohë, përqindja e njerëzve të kënaqur në Greqi është dyfishuar që nga viti 2016, duke reflektuar përmirësime dramatike në situatën ekonomike të vendit gjatë gjashtë apo shtatë viteve të fundit”, thuhet në raport.

Sipas grafikut që shoqëron raportin, niveli i kënaqësisë së jetesës së shqiptarëve është njëlloj si në vitin 2016, ndërkohë që është dhe më e ulët se në vitin 2006, kur ka filluar matja e këtij indeksi.

Madje në 2006-n, Shqipëria ishte një nga vendet që kishte kënaqësinë më të lartë të të jetuarit në rajonin e BERZH. Ndërsa në 2022, vendi renditet ndër të fundit në rajonin e BERZH, së bashku me Maqedoninë e Veriut, Hungarinë, Turqinë, Lituaninë. Gjithsesi në Maqedoninë e Veriut, psh, kënaqësia e të jetuarit është më e larta historike në 2022, kur në 2006-n ishte ndër më të ulëtat në rajon.

Kosova është një nga shtetet më optimiste në rajonin e BERZH, e treta pas Sllovenisë dhe Estonisë nga shtetet e Europës, me një rritje të ndjeshme në krahasim me raportet e mëparshme. Pas shtetasve të Kosovës, renditet Serbia, e më pas Bosnjë Hercegovina.

Sipas Raportit të BERZH, rritja mesatare e kënaqësisë së jetesës në rajon “ndoshta reflekton rritjen e të ardhurave, zhvillime të favorshme në tregjet e punës (duke përfshirë një zhvendosje drejt punëve më të kënaqshme dhe me aftësi më të larta) dhe përmirësime në shëndet.

Veçanërisht, vlerësimet e njerëzve për shëndetin e tyre janë përmirësuar ndjeshëm me kalimin e kohës, me vlerësime të tilla që përfshijnë jo vetëm aspektet fizike, por edhe shëndetin mendor. Rezultatet e sondazhit tregojnë se shqetësimi mendor shoqërohet me kënaqësi më të ulët dhe priret të jetë më i përhapur në vendet më të varfra dhe në mesin e individëve që janë financiarisht të pasigurt”.

Me sa duket të gjithë këto elementë që ndikuan në përmirësimin e kënaqësisë së të jetuarit në rajon, në Shqipëri nuk janë përmirësuar (shënim i Monitor).

Rritja e lumturisë me kalimin e kohës ka qenë e gjerë dhe jo e përqendruar në grupe të caktuara. Në të gjitha grupmoshat, nivelet e kënaqësisë nga jeta janë, mesatarisht, dukshëm më të larta se sa në vitin 2006, si dhe janë më të larta se në 2010 dhe 2016.

Për të dyja gjinitë, lumturia bie në mënyrë të qëndrueshme me rritjen e moshës, por përmirësohet sërish në vitet e mëvonshme. Kështu, të dhënat përputhen me modelin në formë U-je, që gjendet në shumicën e literaturës mbi lumturinë, megjithëse pika e kthesës vjen pak më vonë se zakonisht në rajonet e BERZH-it. Nivelet e kënaqësisë nga jeta janë rritur gjithashtu në mënyrë të qëndrueshme si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale./Monitor



8 Comments

  1. O gazetare dembele, lexojini njehere artikujt para se ti publikoni. Cfare eshte ky vit 2066! Editojeni.

  2. shpifjeeeeeeeeee

    jane shpifjeeeeee

    jemi vendi me i lumtur ne bote!

    kemi plot bar per te ngrene dhe per te pire

  3. Ketu te lumur jane vetem pushtetaret , oligarket, patronazhistet, kriminelet, trafikantet.

    me ne krye kryepushtetarooligarkokriminelotrafikantin. Per cfare lumturie behat fjale kur njerzit

    nuk mbushin dot barkun me buke, kur beteja e germuesve te koshat e pleherave eshte me e madhe

    se e superfuqive per zona influence, , kur vatrat mbeten shkrete e pleqt e vetmuar jane kthyer ne

    gjahun e preferuar te grabitesve, kur femijve u hidhet gaz helmues ne 5 te mengjesit nga policia

    per ti nzjerre dhunshem e me pas per tu shembur shtepite, kur shumica e pensionisteve pas nje jete

    te tere nuk kane grumbulluar aq para sa per te paguar arkivolin pas vdekjes. Ketu qeveria punon

    me orar te zgjatur per ti ule nivelin e jeteses e te lumturise njerzve qe ata te bejne gati valizhet,

    qeverise nuk i interesojne njerzit por trojet e zbrazta.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Ke haru edhe popullin hale rilindas, që janë bile edhe më të lumtur nga politikanët e tj.

  4. CA PRET NGA NJE VEND VASAL SHKERDHATE QE KENAQET ME NJE TOP NE RRJETE

    AS DREJTESI AS POLITIKA SOCIALE AS RREGULA AS AS

  5. Interesante, njerezit jane me pak te lumtur se sa ne vitin 2006 por ne te njejten kohe votojne (cdo vit e me shume) me shume per partine qe eshte ne pushtet qe eshte burimi i kesaj pakenaqesie. Ketu ka dy gjera (qe mund te jene te verteta ne te njejten kohe) ky popull eshte i trashe ose/dhe opozita nuk eshte alternative bindese. Sido qe te jete ky vend ka marre fund

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *