• |
ide | kryesore

Vjedhje e madhe në shtëpinë e Zaccagni-Nasti: grabiten xhevahirë për 80 mijë euro

-Instant, Sport
Nasti



Goditje e madhe hajdutësh në Romë, në shtëpinë e dyshes Mattia Zaccagni-Chiara Nasti. Grabitësit u futën në banesën e anësorit të Lazios e të gruas së tij, duke vjedhur xhevahirë për një vlerë prej më shumë se 80 mijë euro.

Çifti – Mattia Zaccagni futbollist i Lazio e influencuesja Chiara Nasti – bashkë me djalin një vjeçar Thiago, nuk ishin në apartament kur disa persona të panjohur u futën brenda. Keqbërësit kanë grabitur të gjitha xhevahiret për një vlerë prej 70 mijë euro dhe para për rreth 10 mijë euro.

Sipas agjentëve të komisariatit të policisë Ponte Milvio, vjedhja ndodhi mes pasdites dhe mbrëmjes së së martës. Zbulimi i ngjarjes u bë pas orës 20:00, kur çifti u kthye në shtëpi. Pas kontrollit të mjekësisë ligjore, në shtëpinë e katit të parë është gjetur një dritare e hapur me forcë. Me shumë mundësi alarmi i banesës nuk ishte vendosur. Mattia Zaccagni dhe Chiara Nasti, janë burrë e grua që nga qershori i kaluar.

Lexo më tej: Grabitje në familjen e gruas së Lionel Messi: nga supermarketi i Roccuzzo vidhen 8 milionë pesos

FJALËT E NASTI

Në një postim në rrjetet sociale, Chiara Nasti i qetësoi të gjithë, ndërsa kritikoi rendin publik. “Faleminderit për mesazhet – shkruajti ajo në profilin e saj në Instagram – Thiago, Mattia dhe unë jemi mirë, për pjesën tjetër do të kujdesen përgjegjësit. E vetmja gjë që më shqetëson është se më kanë grabitur edhe para verës dhe pavarësisht kësaj, nuk ka asnjë patrullë më shumë të vijë vërdallë për të kontrolluar zonën. Por në shtëpi është një gjë e neveritshme që nuk do t’ia dëshiroja askujt”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *