• |
ide | kryesore

Grabitje në familjen e gruas së Lionel Messi: nga supermarketi i Roccuzzo vidhen 8 milionë pesos

-Instant, Sport
Roccuzzo



Dy grabitës sulmuan makinën që transportonte të ardhurat nga supermarketi në pronësi të familjes së gruas së Lionel Messi. 280 kilometra në veri të Buenos Aires, në qytetin argjentinas të Rosarios, supermarketi është pronë e familjes së Antonela Roccuzzo. Nga grabitja u vodhën 8 milionë pesos (pak më shumë se 20 mijë euro).

Gjatë arratisjes, kriminelët kanë qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri. Sipas rikonstruksioneve fillestare të portalit Infobae, banditët thyen xhamin e makinës që drejtohej nga kushëriri i gruas së Lionel Messi, Roccuzzo. Në automjet kanë qenë edhe dy punonjës të kompanisë, bëjnë të ditur autoritetet. Të tre janë tronditur nga sulmi, por janë në gjendje të mirë shëndetësore, tha një nga mjekët për një stacion televiziv lokal. Grabitja ka ndodhur në afërsi të supermarketit, çka aludon se ata kanë qenë në dijeni të lëvizjeve.

Lexo më tej: “U rrezikua masakra”. Dhuna në Brazil-Argjentinë, urdhëri i Messi: “Të gjithë jashtë fushe”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *