• |
ide | kryesore

Messi nuk luan në miqësore, tifozët në Hong Kong rimbursohen me kusht: “Mos bëni denoncim”

Sport
Messi



Tifozët e Lionel Messi në Jong Kong mbeten të zhgënjyer. Të dyndur në masë për të parë idhullin e tyre të luante në një ndeshje ekzibicioni, ata asistuan qendrimin e argjentinasit në pankinë. Messi u dëmtua para kësaj ndeshje dhe mbeti në pankinë, duke dëshpëruar tifozët në shkallët e stadiumit. Sidoqoftë, dëmi edhe mund të reduktohet, sepse ata do të marrin 50% rimbursim, por vetëm me një kusht. Të gjithë ata që duan rimbursimin e gjysmës së biletëse duhet të heqin dorë nga çdo pretendim ligjor, kanë njoftuar organizatorët e eventit.

I impenjuar kundër Inter Miami në një ndeshje miqësore më 4 shkurt, argjentinasi mbeti në stol, duke shkaktuar zhgënjimin e tifozëve që kishin mbushtur stadiumin për të parë Pleshtin e famshëm, duke paguar deri në 4800 dollarë të Hong Kong (570 euro) për të parë ndeshjen.

Lexo më tej: “Messi, Messi”, Ronaldo provokohet e reagon në mënyrë imorale: sauditët nisin hetimin

Publiku ndër të tjera nuk e ka pëlqyer qëndrimin e numrit 10 Messi, që nuk ka kërkuar as ndjesë. Lojtarit iu desh të justifikohej më vonë, duke siguruar se mungesa e tij në fushë nuk ishte për “arsye politike” dhe duke kujtuar marrëdhëniet e tij “të shkëlqyera dhe të ngushta” me Kinën. Tatler Asia, e cila organizoi ngjarjen, tha se ata që kërkojnë rimbursime duhet të bien dakord me disa kushte, përfshirë të mos ndjekin “procedurat përpara çdo gjykate, apo autoriteti rregullator”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *