• |
ide | kryesore

Matthäus kritikon hapur FIFA-n për titullin The Best për Messi: “Nuk duhet ta fitonte ai”

Sport
Matthäus



Lothar Matthäus nuk ka bërë kurrë lëshime për askënd, as në fushë dhe as jashtë saj. E konfirmimi erdhi pas dhënies së çmimit “Lojtari më i mirë i meshkujve FIFA 2023” për Lionel Messi. Një nominim që ishte në ajër prej kohësh, por që nuk i ka pëlqyer fare ish-futbollistit të Bayern Munich.

Matthäus nuk i kurseu kritikat kur foli për Sky Deutschland: “Nëse shikoni sukseset e mëdha, nuk ka mënyrë për ta anashkaluar Manchester City. E në rastin e lojtarit më të mirë zgjedhja duhej të binte mbi Erling Haaland. Ai ka fituar tituj më të rëndësishëm me City dhe përqindja e golave të tij është mbresëlënëse, diçka vendimtare për këtë trofe”.

Lexo më tejThe Best, Messi mposht përsëri Haaland: as ‘Treble’ nuk i bën punë vikingut

Messi përfundoi në nivel të barabartë pikësh me sulmuesin e Manchester City, Erling Haaland në votimin e FIFA-s. Argjentinasi, sidoqoftë, mori çmimin e parë falë më shumë vendesh të para (5 pikësh) të dhënë nga kapitenët e ekipeve kombëtare. Ish-kapiteni i Gjermanisë, Matthaus, mendon se një qëndrim i tillë është i pamerituar, duke thënë për Sky Deutschland: “Ai nuk mund të jetë fituesi këtë herë. Mendoj se ai ishte futbollisti më i mirë i 20 viteve të fundit, por ai ka qenë në Paris dhe te Miami, ku tani po krijon një zhurmë dhe nuk ka fituar asnjë titull të madh”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *