• |
ide | kryesore

Premier League e ligat e tjera gati të ngrenë padi ndaj FIFA-s: nuk e durojnë më “ushtrimin e pushtetit”

Sport
FIFA-s



Serie A, Premier League, La Liga, Bundesliga dhe liga të tjera janë gati të ngrenë një padi kundër FIFA-s. Ligat nuk i kanë pëlqyer vendimet e njëanshme të marra nga Infantino, në lidhje me turnetë e mëtejshme si Botërori për Klube.

LIGAT GATI TË HEDHIN NË GJYQ FIFA-n

La Gazzetta dello Sport ka shkruar sot mbi hipotezën se ligat në mbarë botën do të bashkohen kundër FIFA-s. Në fakt, shumë liga nuk janë të kënaqura me qëndrimin e FIFA-s, në lidhje me disa vendime të marra në mënyrë të njëanshme, të cilat cënojnë kampionatet kombëtare. Një shembull është Botërori për Klube, i planifikuar për vitin 2025. Sasia e ndeshjeve që duhet të luajnë skuadrat pjesëmarrëse në turneun e ri do t’ua vështirësojë ligave hartimin e kalendarëve. Në fakt, ligat duhet të kenë parasysh kupat kombëtare dhe ndërkombëtare, pauzat kombëtare dhe disa ditë pushimi për lojtarët.

E ndërkohë duket se nuk ka më vend për pushim në jetën e lojtarëve. Mjafton të mendosh se këtë verë do të jetë Kampionati Europian dhe Kupa e Amerikës, pastaj Olimpiada, pastaj rifillimi i kampionateve, Botërori për Klube dhe Kupa e Botës përsëri në 2026. Një program shumë i ngarkuar që do të vërë në vështirësi lojtarët dhe klubet.

VENDIMI NË FUND TË PRILLIT

Kjo është arsyeja pse ligat nga e gjithë bota, të mbështetura nga sindikatat e ndryshme të lojtarëve, do të takohen më 25 dhe 26 prill në Londër për të vendosur, ndër të tjera, nëse do të ngrenë një padi kundër FIFA-s. World League Association dëshiron të rimarrë rolin e saj brenda futbollit botëror, një rol që FIFA e ka shkelur duke imponuar arsyet e veta, pa marrë parasysh nevojat e ligave individuale. Ligat do të vendosin mbi mundësinë e hapjes së një çështjeje para Gjykatës Evropiane kundër FIFA-s, për abuzim me pozitën dominuese në kuadër të vendimeve të njëanshme në kalendarin ndërkombëtar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *