• |
ide | kryesore

E bujshme nga Spanja: “Haaland do të shkojë te Barcelona!”

Sport
Haaland



Merkato i transferimeve gjithmonë ofron emocione dhe befasi. Muajt e fundit është folur shumë për Mbappe, i cili, duke përjashtuar çdo prapaktheu të bujshme, do të veshë fanellën e Real Madrid në verë, duke formuar një treshe spektakolare me Bellingham dhe Vinicius. Merengues janë gati të fitojnë gjithçka, por në të ardhmen ata mund të rivalizohen nga Barcelona. Sipas të dhënave, katalanasit po përsosin një tjetër goditje të shekullit: Erling Haaland.

HAALAND TE BARCELLONA?

Që kur Lionel Messi u largua nga Barcelona, blaugranat nuk janë më të njëjtët. Sezone anonime, pak ngritje dhe shumë ulje dhe tashmë një rithemelim i ri. Tetntativë që nisi me Xavi, i cili në fund të sezonit do të largohet nga drejtimi i skuadrës që e lançoi si lojtar në futbollin që ka rëndësi. E nëse rivalët historikë të Real Madrid vazhdojnë të fitojnë dhe të blejnë kampionë të mëdhenj duke ngritur një ekip ëndrrash të paprecedentë, Barcelona kohët e fundit ka mbetur në stanjacion. Por katalanasit synojnë të ndryshojë marshin dhe emri për t’u rikthyer në krye është ai i Haaland.

Lexo më tej: Alexander-Arnold thumbon Manchester City, Haaland i përgjigjet me… Tripletën

KUR MUND TË VISHET BLAUGRANA

Fillimisht ishte Mundo Deportivo, tani është El Chiringuito që rilançoi lajmin. Në vitin 2025 Haaland do të veshë fanellën e Barcelonës. Ai do të ishte përgjigja ndaj Real Madrid për blerjen e Mbappe që do të bëhet pas disa muajsh. Sipas dy mediave spanjolle, norvegjezi është i tunduar të jetojë një aventurë të re, pasi ka fituar gjithçka me Manchester City dhe ka thyer çdo rekord. Për më tepër, e josh mundësia për të konkurruar në të njëjtën ligë me Mbappe për t’i dhënë jetë një epoke të re futbolli dhe për të marrë stafetën e sfidës mes Messi e Cristiano Ronaldo. Përbërësit për goditjen e madhe janë të gjitha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *