• |
ide | kryesore

Alexander-Arnold thumbon Manchester City, Haaland i përgjigjet me… Tripletën

Sport
Alexander-Arnold



Ndeshja mes Liverpool dhe Manchester City, e planifikuar për të dielën në orën 16:45, premton të jetë spektakolare. Në fushë dhe më gjerë. Ajo që ndezi ndeshjen, përveç renditjes (i pari përballë të dytit të ndarë me vetëm një pikë), ishin fjalët e dy simboleve të skuadrave, Trent Alexander-Arnold dhe Erling Haaland.

I pari që ngacmoi kundërshtarët e tij ishte mbrojtësi i Livepool, aktualisht i dëmtuar, në një intervistë për FourFourTwo: “City është një makinë e vështirë për t’u ndalur, por në të kaluarën ne kemi treguar se jemi të aftë për ta bërë këtë. Edhe pse ata kanë fituar më shumë tituj se ne dhe ndoshta kamë patur më sukses, trofetë tanë kanë më shumë rëndësi për ne dhe tifozët tanë për shkak të situatës financiare të të dy klubeve dhe sa kanë shpenzuar vitet e fundit”.

Lexo më tej: Real nuk mjaftohet me Mbappé: Perez kërkon të shfrytëzojë dëshirën e Haaland për Madridin

HAALAND: “NDJESI E BUKUR ‘TREBLE’, NUK BESOJ SE E NJEH…”

Nuk vonoi përgjigja e Haaland, te Citizens vetëm prej një viti, por tashmë një nga fytyrat simbol të kësaj skuadre. Ja fjalët e tij për Sky Sports: “Liverpool mund të flasë sa të dojë, edhe Alexander-Arnold mund të bëjë të njëjtën gjë. Nuk e di pse e bën këtë, por nuk e kam problem. Unë jam këtu prej një viti dhe fitova ‘treble’ ishte një ndjesi e bukur, nuk mendoj se ai e di saktësisht…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *