• |
ide | kryesore

“Djali yt të rrijë larg, ndryshe do të të vrasim”: Di Maria nën shok, familja e kërcënuar me jetë

Sport
Di Maria



Angel Di Maria po kalon një sezon të mirë te Benfica, duke harruar eksperiencën anonime me fanellën e Juventus. Argjentinasi, tashmë në fund të karrierës së tij, ka ëndrrën që të luajë një sezon të fundit në vendlindjen e tij, pikërisht te Rosario, skuadra që e futi në futbollin që ka rëndësi. Por dëshira e tij po has në pengesa të ndryshme, njëra prej të cilave është shumë e rrezikshme edhe për familjen e tij.

KËRCËNIME TË RËNDA PËR ANGEL DI MARIA

Angel Di Maria ka fituar gjithçka në karrierën e tij dhe vitin e kaluar ai gjithashtu arriti të ngrejë lart Kupën e Botës me Argjentinën e tij. Tani ëndrra është ta mbyllë karrierën me Rosario Central, skuadra ku hodhi hapat e parë si futbollist. Por rikthimi i tij për momentin duket shumë i vështirë. Familjarët e futbollistit kanë marrë kërcënime të rënda.

Lexo më tejDi Maria përlotet në transmetim live: “Thoshin se nuk e meritoja kombëtaren, pastaj fitova Botërorin”

Policia lokale thotë se në një zonë në periferi të Rosarios, ku ndodhet rezidenca e familjes së futbollistit, janë vendosur postera frikësues kundër familjes së tij: “Thuaji djalit tënd të mos kthehet në Rosario, përndryshe do të vrasim një anëtar të familjes suaj”. Ky është një nga mesazhet që i është dërguar babait të futbollistit. “Këtu qëllojmë plumba dhe njerëzit vdesin”, në vend të kësaj posterat janë ngjitur pranë rezidencës së familjes së Angel Di Maria. Policia tashmë ka rënë në gjurmët e autorëve. Indinjata ka shpërthyer mes tifozëve në rrjetet sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *