• |
ide | kryesore

“Bajrami ngjante si portugez”: Sylvinho tregon episodin zbavitës me mbrojtësin e Benfikës

F1, Sport
Sylvinho



Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur për të gjithë si Sylvinho, ka folur për median portugeze “ZeroZero”, në 360 gradë, duke rrëfyer rrugëtimin e tij me kombëtaren kuqezi, jetën në Tiranë, puna me stafin dhe lojtarët. Mes tyre janë dy shqiptarët në kategorinë e parë portugeze. Enea Mihaj luan për Famalicão dhe Adrian Bajrami u thirr së fundmi në ekipin e parë të Benfica.

E pikërisht me mbrojtësin e lisbonasve Sylvinho tregoi një episod interesant: “Po, erdha t’i takoj personalisht në një udhëtim në Portugali dhe me Adrian Bajramin përvoja ishte në fakt qesharake. Nuk e dija nëse fliste mirë portugalisht. Kur shkëmbenim mesazhe me shkrim ishte gjithmonë në anglisht. Arrita në Lisbonë, shkova ta takoja dhe Bajrami dukej më shumë si një portugez. Bajrami është më i ri, ai është te Benfica B, unë isha kurioz për të. Enea Mihaj ishte pjesë e planeve tona, erdha të shikoja dy ndeshje të Famalicão, folëm në anglisht. Ai është thirrur, është absolutisht profesionist, kujdeset shumë për të gjitha aspektet fizike. Edhe Bajrami, por ai është më i ri. Ai ka aspekte të rralla, shpejtësinë dhe këmbën e majtë”.

Lexo më tej: “Teknologjia na lejoi të gjenim Asanin”: Sylvinho zbulon sekretet e Shqipërisë për O’Gol

EUROPIANI DHE PRITSHMËRITË

Natyrisht përpara është kampionati europian dhe e gjithë vëmendja gradualisht spostohet në turneun e Gjermanisë në verë: “E dimë që grupi është shumë i vështirë. Ne duhet të testojmë forcën tonë. Kemi dy prioritete. E para është të zhvillojmë një Europian të ndershëm, të fortë, me karakteristikat e ekipit tonë që nuk mund t’i ndryshojmë, idetë tona janë të panegociueshme. Pjesa e dytë përfshin përpjekjen për ta bërë Shqipërinë të konkurrojë në më shumë Kampionate Europiane dhe të fillojë të mendojë për të qenë në Kupën e Botës. Të dyja pikat janë të vështira, por ne jemi në një linjë të përkryer me Federatën.

MOTIVIMI I DORIVAS

Në fund, Sylvinho tregoi edhe çfarë i tha asistenti dhe miku i tij Dorival Junior për të motivuar përpara një detyre të re si ishte Shqipëria: “Vetë Doriva, që është në ekipin tim teknik, më tha këtë: ‘Ke kaluar tre vjet me Titen në Kombëtare, ke shkuar në Botërorin 2018, përvoja jote është tashmë shumë e mirë’. E dija shumë mirë se çfarë duhej të bënim për ta kryer punën mirë. Një gjë është klubi, tjetër është Kombëtarja”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *