• |
ide | kryesore

Di Maria përlotet në transmetim live: “Thoshin se nuk e meritoja kombëtaren, pastaj fitova Botërorin”

-Instant, Sport, Video
Di Maria



Profesionistë, kampionë, por mbi të gjitha njerëz. Kjo harrohet shpesh kur vëzhgohet analizohet dhe gjykohet jeta e kampionëve të mëdhenj si Angel Di Maria. Të aftë, të pasur dhe të famshëm. Por edhe të brishtë. E ndodh që emocionet të pushtojnë, që sukseset, sado të mëdha, të kompensojnë vetëm pjesërisht përpjekjet e nënvlerësuara emocionale. Ose edhe të injoruara. Për këtë dëshmojnë lotët e derdhur nga sulmuesi argjentinas gjatë një interviste. Di Maria po bisedonte me gazetaren Sofi Martinez për programin “Una Llave a la eternidad” të transmetuar në Television Publica. Pas një viti me Juventus e një Kupë Bote të fituar me Albiceleste, Fideo nuk u përmbajt.

DHIMBJA E NJË KAMPIONI

Argjentinasi kujtoi vështirësitë emocionale që kaloi gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit: “Shumë thanë se nuk e meritoja të isha në kombëtare – tha ai -. Unë kam një familje, kam prindër të moshuar që vuajnë, që jetojnë në Argjentinë dhe dëgjojnë gjithçka. Të dish që të dashurit e tu po vuajnë për ty, të vret. Shumë herë i kam parë të pikëlluar. Nëna ime më pyeti. ‘Pse vazhdon të vuash?’. Fatmirësisht një ditë gjithçka ndryshoi dhe unë arrita t’i dhuroj gëzimin më të bukur, që është ta çoj vendin tonë në majat e botës”.

Lexo më tej: “Ik nga Torino, mercenar”. Di Maria sherr me një tifoz: “Ti nuk e meriton Juven”

HAKMARRJA NË KATAR

Një hakmarrje personale. Një fitore për ata që kanë qenë gjithmonë pranë tij. Atë ditë, ditën e fitores ndaj Francës në Katar, ai mbylli një cikël dhe qepi një plagë të hapur tetë vjet më parë: “Unë e mora vesh vetëm në fjalimin e trajnerit që do të isha titullar. E dija që do të shënoja gol, por nuk e dija kur. Nuk e pashë emrin tim në anën e djathtë të tabelës, pastaj papritmas shfaqet në të majtë, jo në rolin tim natyral. Nuk e kuptova, por Scaloni më tha që do të luaja atje sepse ishte vendi ku mund t’i bëja më shumë dëm kundërshtarëve”. E kështu ndodhi në të vërtetë. Ajo Kupë e ngritur në qiell ishte shpërblimi pas zhgënjimit të madh për finalen e humbur në Brazil kundër Gjermanisë në 2014: “Momenti më i keq që kam përjetuar si futbollist”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *