• |
ide | kryesore

Video/ Soulé, goli i çmendur që sfidoi ligjet e fizikës: Juventus habitet nga talenti i tij me Argjentinën U23

Sport, Video
Soulé



Në pritje të kthehet për të tërhequr Frosinone në luftën për mbijetesë në Serie A, Matias Soulé magjeps me fanellën e Argjentinës U23. Gjatë ndeshjes kundër Meksikës, talenti i lindur në vitin 2003 në pronësi të Juventus shënoi një gol të çmendur. I lirë në qendër të zonës, sulmuesi koordinohet në mënyrë të jashtëzakonshme dhe e dërgon topin në rrjetë me të majtën, duke sfiduar ligjet e fizikës me një prekje fantastike. Një magji që nuk mund të ketë kaluar pa u vënë re në Continassa.

Pas një sezoni në të cilin Max Allegri i dha disa herë mundësinë të shpërfaqej, Soulé u huazua te Frosinone për më shumë minuta. Argjentinasi ka bërë mirë dhe po mundohet të bindë bardhezinjtë se mund të besojnë te ai për të ardhmen. Çmimi i djaloshit nuk është më pak se 30 milionë euro, por ndoshta pas kësaj magjie, Juventus mund të mos joshet më nga paratë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *