• |
ide | kryesore

Jamie Lynn Spears flet për raportin me Britney

Paparazzi, Slider



Jamie Lynn Spears ka folur për gjendjen aktuale të marrëdhënies së saj me motrën Britney Spears.

Në episodin e fundit të reality show-t në Mbretërinë e Bashkuar “I’m a Celebrity… Get Me Out Of Here”, Jamie iu përgjigj pyetjes së prezantuesit televiziv Fred Sirieix nëse motrat nuk shkojnë mirë.

“Unë e dua motrën time,” u përgjigj ajo. Edhe pse Jamie nuk foli shumë për raportin e tyre , ajo tregoi se e kishte idhull motrën e saj kur ishte fëmijë.

“Unë gjithmonë mendoja se gjithçka që bënte motra ime ishte më e mira,” tha ajo. “Nëse do të flisnin keq për të unë do reagoja menjëherë duke thënë: “Mos fol për motrën time, ajo është më e mira”.

Në komentet e pakta që ka bërë për turbulencat e familjes së saj ndër vite, Jamie ka shprehur dashurinë për Britney dhe ka deklaruar nuk dëshiron asgjë tjetër përveç më të mirës për të.

“Unë mund t’ju siguroj se e kam mbështetur motrën time shumë kohë përpara se të kishte një hashtag [Free Britney] ,” tha aktorja e “Sweet Magnolias” në një postim në Instagram të qershorit 2021 pas reagimit të ashpër me të cilin u përball sepse nuk foli menjëherë ndërsa Britney dëshmoi në gjykatë për t’i dhënë fund konservatorit të saj të diskutueshëm. “Motra ime e di që unë e dua dhe e mbështes. Ajo është i vetmi person të cilit i detyrohem”.

Megjithatë, Princesha e Pop-it ka folur shpesh për përfshirjen e familjes së saj në jetën e saj – në një moment duke thënë se ata “duhet të jenë të gjithë në burg” për mënyrën se si e trajtuan atë gjatë viteve./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *