• |
ide | kryesore

Kylie Jenner flet për pajtimin me Jordyn Woods

Paparazzi, Slider



Në një bisedë me Jennifer Lawrence për Interview Magazine, Kylie Jenner ka folur për statusin e miqësisë së saj me Jordyn Woods.

Në vitin 2019, vajzat patën një grindje publike pasi Woods a u pa duke u puthur me të dashurin e atëhershëm të Khloe Kardashian, Tristan Thompson.Por sot  gjërat janë mirë mes tyre. Në fakt, sipas Jenner, dyshja nuk e humbën kurrë kontaktin me njëri-tjetrin.

“Jordyn dhe unë, ne kemi qëndruar gjithmonë në kontakt gjatë gjithë viteve dhe takoheshim në shtëpinë time dhe bisedonim dhe thjesht flisnim për gjithçka,” tha 26-vjeçarja. “Ne kurrë nuk ushkëputëm plotësisht nga njëra-tjetria dhe një ditë, natyrisht, ne ishim sikur duam të marrim sushi dhe nuk duam të fshihemi më,” shton ajo, duke iu referuar ribashkimit të tyre që u zbulua në korrik.

Kylie gjithashtu diskutoi  për pasojat e puthjes me Tristan Thompson gjatë një episodi të fundit të The Kardashians.

“Të gjithë u prekën ndryshe, por unë mendoj se ju u ndikuat më së shumti nga situata me humbjen e një mikeshe”, tha Tristan për Jenner. “Ti humbe Jordyn, e cila ishte një pjesë e madhe e jetës tënde. Unë e di se sa shumë do të thoshte ajo për ty. Kështu që fakti që unë e vendosa veten dhe atë në një situatë që nuk ishte e duhura dhe nuk ishte e zgjuar, e bëri të vështirë për tydhe Khloé.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *