• |
ide | kryesore

Nga 0-2 në 2-2: Kukësi i heq fitoren nga duart Skënderbeut dhe lë Vllazninë në zonën e rënies

Sport
Kukësi



Nuk del dot nga momenti i vështirë, por Nica koleksionon një pikë të cmuar në barazimin 2-2 me Skënderbeun. Rikuperim fantastik i Kukësit, që erdhi nga disavantazhi i dy golave për të dalë me një pikë nga fusha. Ndeshja e luajtur në Arenën e Demave në kryeqytet, për shkak të kushteve atmosferike në Kukës, ishte e vlefshme për javën e 14′ të Superiores. Bardhekuqtë mbeten në Final Four, ndërsa Kukësi i la zonën e rënies Vllaznisë.

Pas triumfit me Teutën, vjen një ndalesë që ngjan si fitore e ikur nga duart, për mënyrën se si erdhi për Skënderbeun. Një ndeshje me dy fytyra, që në pjesën e parë pa protagonistë korçarët. Frenkly shënoi golin e avantazhit për të besuarit e Gvozdenovic, duke hapur ndeshjen në minutën e 13′. Kukësi e ndjeu goditjen dhe pësoi edhe golin e dytë 7 minuta nga fundi, kur Lika me një goditje dënimi nga distanca ndëshkoi Tafas.

Lexo më tej: Egnatia e para, parakalon Partizanin: Ndreca e Isgandarli fundosin Josën në Laç

Kontrolli i lojës së bardhekuqve u venit në pjesën e dytë, që pa rikthimin e verilindorëve. Skuadra e Nicës ndryshoi ritëm, duke treguar konfidencë në lojë. Zhongo në minutën e 55’ barazoi rezultatin, duke rifutur Kukësin në lojë. Nën presion, korçarët u hutuan dhe Da Mota barazoi rezultatin në minutën e 81’.

Dy goditje standarde që vendosën një barazim 2-2, që mban Kukësin në vendin e tetë, një pikë mbi Vllazninë. Një pikë lejon gjithashtu edhe Skënderbeun të mbajë vendin në Final Four me 18 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *