• |
ide | kryesore

Komisionet hetimore/ PS qëndis ligjin sipas shqetësimeve të Ramës

Arkiva, Kryesore, Lajme
edi rama



Pas disa javësh protesta të opozitës në parlament, Partia Socialiste ka sjellë në kuvend variantin e saj për ligjin e komisioneve hetimore.

Ashtu siç pritej, ndryshimet ligjore që u prezantuan nga socialistja Ermonela Felaj e frenojnë hetimin e parlamentin për çështje të caktuara, ndërkohë që vendimi për të ngritur apo jo një komision hetimor kalon në varësi të humorit të mazhorancës.

Nëse Kushtetuta e detyron Kuvendin të ngrejë një komision hetimor, mjafton që këtë ta kërkojnë 35 deputetë, ligji shton kufizimet nëpërmjet koncepteve, që lënë hapësirë për interpretime.

Kufizimi i qëllimit të komisioneve hetimore

Kështu, specifikohet që “çështja e veçantë”, që kërkohet të hetohet nga parlamenti, duhet të jetë një çështje që “hetohet në aspektin e kontrollit dhe zbatimit të ligjeve, njohjes dhe verifikimit në thellësi të një fenomeni, ngjarjeje apo veprimtarie dhe që nxisin iniciativa për propozime, amendime apo miratime ligjesh, me qëllim parandalimin e fenomeneve negative për shoqërinë dhe shtetin, si dhe nxjerrjen e përgjegjësive institucionale”.

Nëse marrim si shembull kërkesën për hetimin e çështjes “McGonigal”, kuptohet se hetimi nuk miratohet, pasi nuk plotëson kërkesat e mësipërme të projektligjit që kanë hartuar socialistët.

Mbledhjet e mbyllura që cënojnë “moralin shoqëror”

Drafti i dorëzuar në Kuvend parashikon që mbledhjet e komisioneve të jenë të mbyllura nëse marrja në pyetje e dëshmitarëve mund të cënojë sekrete shtetërore apo të dëmtojë “moralin shoqëror”. Mbetet e paqartë se çfarë konceptojnë socialistët me “moral shoqëror”, por kjo duket se i lë hapësirë mazhorancës të mbyllë komisionet dhe të tkurrë hapësirat për transparencë mbi çështjet që hetohen.

Në variantin e parë, mbledhjet mbyllen kur përfshihet jeta personale e dëshmitarëve, kur rrezikohet jeta e tyre ose kur bëhen referenca që lidhen me sekretin e biznesit/ tregtar apo me sekretin shtetëror.

Në variantin e dytë, parashikohet mbyllja e dyerve në rastet kur “publiciteti mund të dëmtojë moralin shoqëror ose mund të sjellë përhapjen e të dhënave që duhet të mbahen sekret në interes të shtetit”.

Edhe anëtarët e komisionit detyrohen me ligj që të mbajnë konfidenciale informacionet e këtyre mbledhjeve të mbyllura.

Në këtë rast, ligji i shkon përshtat shqetësimit të shprehur më parë nga kryeministri Edi Rama që thotë se nuk do të lejojë që parlamenti të shndërrohet në teatër të propagandës nga opozita.

Lexo edhe: Shpjegimi/ Thelbi i sherrit se pse shpërtheu flaka në parlament

Lexo edhe: Në parlament po dhunohet opozita!

Lexo edhe: Protesta/ Kartonat e shumicës rrëzojnë 6 projektligje të opozitës në kuvend

Shqetësimi i PS për komisionet hetimore

Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj, që prezantoi propozimet tha se “puna e komisioneve hetimore ka dalë jashtë kornizave të Kushtetutës së Shqipëri. Ne duam të bëjmë një ndarje të qartë që mos të zëvendësojmë punën e prokurorisë dhe të Gjykatës”.

Felaj i referohet komisionit hetimor për inceneratorët, ku dëshmuan kryeministri Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe të tjerë punonjës të administratës që më pas u arrestuan nga SPAK.

Duhet thënë që një pjesë e dëshmive që u dhanë në komisionin hetimor parlamentar për inceneratorët u përdorën nga prokurorët e SPAK në dosjet përkatëve, ndërsa kreu i SPAK, Altin Dumani nuk ka shfaqur asnjë shqetësim për punën e parlamentit.

Në një prononcim të disa muajve më parë, Dumani u shpreh se “Komisionet hetimore, parlamentare kanë qëllim dhe funksion të ndryshëm nga hetimi që kryen SPAK, i cili është i natyrës penale. Standardet e provueshmërisë së procesit penal janë më të larta dhe procedura e ndjekur për ngritjen e një akuze është shumë më rigoroze”, – tha kreu i SPAK në një prononcim për INA.

Dumani tha se ligji parashikon që Prokuroria e Posaçme mund të bashkëpunojë me komisionet hetimore, parlamentare, sipas dispozitave ligjore në fuqi, duke rrëzuar propozimet e mazhorancës.

“Nuk ulemi me non gratën”

Për shkak të refuzimit që mazhoranca u bën komisioneve hetimore, opozita ka protestuar prej disa javësh. Në sallën e kuvendit janë ndezur flakadanë, ndërsa punimet e komisioneve parlamentare kanë kaluar online për shkak të përplasjeve fizike mes deputetëve.

Megjithatë, deputetja e PS, Ermonela Felaj tha se mazhoranca nuk do të ulet në tryezë me Sali Berishën për të negociuar një zgjidhje.

“Me ‘non gratën’ nuk do të takohemi. Kushdo nga opozita që dëshiron të vij në mbledhjet e komisioneve ne do të ulemi dhe do të diskutojmë. Jemi të detyruar që ta trajtojmë së bashku me dy nismat e tjera e Tabakut dhe e Spahos.’– tha Felaj.

Propozimet e PS për komisionet hetimore janë paralajmëruar nga Edi Rama.

“Pse kjo është detyra e opozitës duke abuzuar me një të drejtë që ta jep Kushtetuta, por e ke këtu këtu e jo për të marrë nëpër gojë gjithë Shqipërinë. Kemi dashur ta bëjmë me një komision të posaçëm të përbashkët për të bërë një integrim të të gjithë problematikës bashkarisht. Tani do e bëjmë vetë” – tha Rama disa ditë më parë.

Opozita ka kërkuar nëntë komisione hetimore në parlament, me qëllim hetimin e atyre çka i quan afera korruptive të qeverisë. Në këtë legjislaturë, i vetmi komision hetimor që është ngritur është ai për inceneratorët. Më pas, puna për komisionet hetimore është paralizuar.

Komisionet hetimore që refuzohen nga PS

1. Është mohuar komisioni për hetimin mbi aferën e Portit të Durrësit, që i dhuroi biznesmenit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabar qindra mijëra hektarë tokë në Durrës, pasi e përjashtoi nga taksat përmes një marrëveshjeje të dyshimtë.

2. U refuzua komisioni për veprimtarinë e ish shefit të kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Çarls McGonigal në vendin tonë. Pretendimi i opozitës është se McGonigal është paguar nga Rama për t’i sulmuar.

3. Është refuzuar komisioni hetimor për çështjen “Beketi”, që i kushton shqiptarëve 110 milion euro pas mbylljes arbitrare të televizionit Agon Channel.

4. Është refuzuar komisioni për udhëtimet me çarter të Edi Ramës, që ende nuk dihet se sa i kanë kushtuar buxhetit të shtetit. Por, që sipas dokumentave që publikuan hakerat iranianë, Ramakishte kryer 137 udhëtime me charter jashtë vendit nga shtatori i 2013 deri në tetor të vitit 2022.

5. Është mohuar komisioni për investitorët strategjikë, që përfshiu në një skandal ministren Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçi.

6. Është mohuar komisioni hetimor për rastet e konfliktit të interesit.

7. Është mohuar komisioni hetimor për dyshimet për rrjedhjet e të dhënave të sistemit TIMS. Qëllimi i I këtij Komisioni Hetimor ishte që të mblidhte informacione mbi respektimin e mbrojtjes së të dhënave personale.

8. Është mohuar komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi. Hetimi parlamentar për 4 kontratat publike në sektorin e shëndetësisë, që përllogariten në vlerën totale rreth 450 milionë USD, u kërkua nga 45 deputetë të opozitës.Tri prej këtyre kontratave janë në hetim nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, për abuzim me fondet publike dhe shkelje ligjore./Lapsi.al



16 Comments

  1. E tha padishau, dhe krimbat e propozojne,sepse nuk njohin kushtetute e ligjet ne shtetin demokratik.Me kesi veprim, manovrim ne tjetersimet ligjere, forcimi i pushtetit ne dore te njerit, do vije deri aty, sa opozita do jete formale, larg detyrimit ligjor qe ka, ne kontrollin e veprimtarise se pushtetit, pra te gjitha abuzimet , vjedhjet, shkeljet e renda qe ka kryer e kryen ky pushtet, do kalje si parlament figurativ, skandal, sfidues ndaj demokracise.Ne se, arrijne der ketu, tregon mbushjen e kupes, arrijme deri aty sa popullit i mbetet vetem rrevolte, deri ne permbysje ketyre isheve, e krimbave te tyre qe po ngjallin diktatorin trashegimtar. Kete e ka ne dore populli ne se e kupto se ku, e nga po shkojme, andaj le ta kuptojne, o me demokracine e cilter euro atllantike, ose me gjoja demokraci alla Koreane, Kineze,Bjelloruse, e Ruse.

    1. Ore ju te lapsit , do nxirrni ndonje lajm per Bechetin you ?
      Po vjen dita sipas grafikut per te bere nje shkrim per te.

  2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Komunistët vetëm druri i bind, prandaj doktori duhet ta kuptojë se me ligje e kushtetutë KURRË nuk mund të marrë pushtetin nga këlyshët komunist, duhet një dhjetor I DYTË.

  3. Po o bajge sekti po. Qenke gomar i rames, qe ia diterke se ca i plas budallait. Ja si e ca ini, krimba te njeshit, kanibale te popullit. Andaj duhet fortuna mbi ju, baraket e ish krimineleve, bije kurvi.

  4. Shqiptaret duhet ta kuptojne se kane rreshqitur ne diktature dhe kur tju vijne mendte do ju kene ikur dhente. Sa me pare te ftillohen aq me mire e te dalin te gjithe ne rruge per zgjedhje te parakohshme. Mjafton nje element te kapesh qe ne 2 mandate te ketij skizofreni kane ikur 1/3 e popullsise (dhe kjo pjese me vitale, rini, cifte te reja qe edhe pse ne pune nuk jetojne dot ne nje regjim narcos dhe pasigurie).

  5. Me thoni çar kishte Enveri ndryshe nga rilindasi Rama. Diktator ai diktator ky. Diktaturë atëherë neodiktaturë tani. Por rilindasi ka diçka më shumë.E ka bërë Shqipërinë çifligun e tij.

  6. Janë të sforcuar në gjithshka që bëjnë. Ca qeshin, ca ndezin zjarre, ca përmbysin karrige, ca bëjnë video. Janë inskenime. Opozita është në krizë pa kthim. Nga kjo rrezikohet edhe mazhoranca. Edhe nga e majta ka probleme. S’ka më moral dhe idealizëm. Është një teatër i sforcuar i Berishës për të dalë kudo në gjithshka që ndjekim. Berisha është modeli më elitar i të keqes mes shqiptareve,pse ju kerkoni qe te merret me shqetsimet e non grada e serbit salih karaxhic berisha.

  7. Kenaquni, aman, lexoni komentin e ores 945, patronazhist i paster, idiot i kudo ndodhur po me te njejtin koment, shetit me oturakun pas bithes se Rames ,nji gjysem guak me derrasa te kalbura ne tru nga ato te kurvit, nga ka edhe origjinen . Po si nuk tha nje here te vertetat qe degjon, se per ti pare i vjedh dhe vete, por pastro ndergjegjen o i marre, demokracia e demokratet te sollen der ketu, sa ti dru i pa gdhe nuk e kupton, por i sulmon nga qe ako.a je me semundjen e mendimet ne veprim te krimineleve kuqale.Keni pesuar si thenija,SHKELQIMI, MJERIMIT ZYLO, alliasRama.

  8. Ju pershendes te nderuar komentus.po lexoj e pi ndegjoj ne TV qe ketu nuk jetohet.gabim e keni, ketu punohet e jetohet. Po te jet per te ukur duhet te ik ky non qimi Edi Rama.jo ne perse te ja lem atdheun ktikrimineli me nje band hajdutesh.Shqipria esht e jona jo e keti Drogagjiu.duhet te ngrihemi e te ja qim robt Edi Rames deri te Socjalisti i fundit .

    1. Aldo Bumçi me numër rendor 51 dhe Shkelzen Berisha me numër 52 të cilët sipas kalendarit të seancave, pritet të paraqiten në gjykatën e posaçme më 14 dhjetor.

      Bumçi dhe Berisha janë pyetur edhe gjatë hetimeve paraprake në lidhje me faksin me shënimin “për Shkelzenin”, ndërkohë që SPAK, dyshon se djali i ish-kryeministrit ka pasur takime me ministrat para dhe telefonata menjëherë pas shpërthimit në Gërdec.Kujdes me Haloperidolin Besi

  9. Për Sali Berishën marrja e PD nuk ka qenë objektiv, por ka qenë përpjekje për të krijuar një proces ilegjitim.

    Nëse Berisha donte të merrte Partinë Demokratike, ai mund ta merrte atë lehtësisht më 18 dhjetor të vitit 2021, në Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha. Shkonte aty bashkë me njerëzit e tij duke mos bërë Kuvend paralel në stadium dhe e merrte partinë.

    Nuk e bëri atë se në fakt atij nuk i duhet thjesht marrja e PD. Ajo nuk i vlen për asgjë. Logoja e PD dhe vula e saj nuk janë kurrfarë mbrojtje për Sali Berishën dhe familjen e tij.

  10. Orientues i bukur ky, e merte, se mertr,,,,po mbasi Rama mori Bashen , PD skishte me, ajo po rreshkiste drejt sfumimit sipas planit famezi te djallezuarit Ramma, keshtu qe, u desh edhe nje here Berisha per ta rimekembur. Kete e vertetuan zgjedhjet e fundit, pa rregjiste, pa kryetar, pa fonde, ne sulmin e qeverise, qe bleu e vodhi votat, ai, Berisha, apo PD,e koalicioni opozitar i mori plot 600,000 mije vota nga populli, prandaj komentuesi frymezues i rruges se Bashes,me alibine hipokrite pa fakte, mundohet te devijoje sakrificen e demokrateve nga ky pushtet dhunues, anti demokratik.Rruga demokratike e Berishes, nuk ka apo shfaq interesa personale, jo, ka vetem per demokracine qe kemi gjoja sot, qe cdo dite e me teper po firon ne monizem, e kesaj, me teper se kushdo, Berisha ne cdo dite po e deskrititon kete pushtet kurvi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *