• |
ide | kryesore

Shpjegimi/ Thelbi i sherrit se pse shpërtheu flaka në parlament

Arkiva, Kryesore, Lajme
sherri ne kuvend



Prej disa javësh parlamenti i Shqipërisë është kthyer në një arenë përleshjesh, ku hidhen bomba tymuese, ku votohet me urgjencë dhe pa diskutime, ku prishen punimet e komisioneve dhe shumica e tyre zhvillohen në mënyrë të jashtëligjshme, on line.

Po cila është gjeneza e kësaj turbullie të re të shkaktuar nga radikalizimi i opozitës?

Përfaqësuesit e PD-së reale pretendojnë se shumica socialiste po shkel me të dyja këmbët kushtetutën dhe ligjin duke mos lejuar ngritjen e 7 komisioneve hetimore (shiko poshte listën e tyre të plotë). Si pasojë e këtij dhunimi flagrant, pretendojnë ata, çdo deputeti opozitar i lind detyrimi që të rikthejë të drejtën e mohuar qoftë dhe me mënyra destruktive.

Nga ana tjetër, socialistët thonë se opozita po kërkon më tepër nga sa i takon në tejkalim të kushtetutës dhe ligjit. Këtë version e mbrojti nga një asamble e zgjeruar nga Dibra, në 15 nëntor edhe kryeministri Rama.

LEXO ME TEJ:

Dhuna në parlament/ Si po durojnë deputetët e Partisë Socialiste 

“Thonë se kërkojnë të drejta që po iu mohohen, por kjo është e pavërtetë. Asnjë e drejtë nuk po iu mohohet. Po iu mohohet, mbase po, abuzimi me të drejtën për të bërë detyrën. Eshtë gënjeshtër që një grup deputetësh kanë të drejtë të bëjnë ça t’iu teket, të shfrytëzojnë kushtetutën dhe ligjet për t’i kapërcyer ato…Patjetër që opozita ka të drejtë kushtetuese që të bëjë hetime parlamentare, kjo nuk diskutohet, por ama është shumë e qartë se hetimet parlamentare të opozitës nuk duhet të prekin kushtetutën, nuk duhet ta tejkalojnë atë. Dhe për këtë gjykata kushtetuese ka vendosur një kornizë shumë të qartë dhe të prerë. Dhe ato që nuk iu takojnë, jo nëpër penxhere, por edhe deri në taracë po të ngjiten nuk mund t’i bëjnë me miratimin tonë” tha ai (video poshtë minutat 4605 deri 4809).

Pretendimi i Ramës se opozita po kërkon më tepër të drejta sesa i jep ligji, është hedhur poshtë sot nga Oerd Bylykbashi. Ai ka kujtuar se: “Neni 77, pika 2, i Kushtetutës përcakton fare qartë e pa asnjë ekuivok se: “Kuvendi me kërkesë të një së katërtës së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë”. Pra nga ky nen del qartë se një komision hetimor, nëse atë e kërkojnë 35 deputetë, ngrihet automatikisht. Gjykata ka vendosur se “E drejta e pakicës vetëm për sa i përket kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor mbetet një e drejtë e pakufizuar nga vullneti i shumicës. Njëkohësisht, e drejta e pakicës për të disponuar mbi objektin e hetimit e kufizon kompetencën e shumicës për ta ndryshuar këtë objekt pa pëlqimin e pakicës, me përjashtim të rasteve kur nga qëllimi dhe objekti i hetimit konstatohet se preken parimet kushtetuese.”

Pamjet kaotike në parlament/ Komisionet hetimore që ka varrosur shumica 

Për të shmangur këtë detyrim të pashmangshëm Partia Socialiste është detyruar të prodhojë alibi të ndryshme. Fillimisht me gojën e Taulant Ballës adaptoi slloganin se ne nuk miratojmë asnjë nismë që ka nënshkrimin e Non gratës, duke nënkuptuar Sali Berishën. Kur u pa se kjo dredhi antiligjore nuk pinte ujë, PS u hodh tek një tjetër: Gjykata Kushtetuese ka sygjeruar ndryshimin e ligjit të komisioneve hetimore, dhe prandaj ne do përmirësojmë fillimisht ligjin e pastaj do ngrejmë komisionet. Duket se këtë alibi i ka servirur edhe ndërkombëtarëve të shqetësuar për destabilitetin e parlamentit dhe shkeljen flagrante të të drejtës për komisione hetimore. Kjo gjë u pa qartë edhe në progres raportin e fundit të BE për vendin tonë. Aty thuhet: “mazhoranca i hodhi poshtë kërkesat, pavarësisht se e drejta e opozitës për të inicuar komisione të tilla garantohet me Kushtetutë. Argumenti i mazhorancës […] ishte se është në shqyrtim një rishikim i ligjit për komisionet hetimore”.

Pra ndryshe nga sa tha Rama në Dibër se kërkesat e opozitës shkojnë përtej kushtetutës, emisarët e rij nuk i kanë thënë reporterëve të BE-së një mufkë kaq të trashë. Ata janë munduar të justifikohen se do ndryshojnë ligjin. Por edhe kjo alibi nuk zë vend. Dhe prandaj në Progres raport theksohej: “Ligji aktual, megjithatë, mbetet në fuqi”, duke lënë të kuptohet se pengimi për ngritjen e komisioneve hetimore është abuziv.

Duke qenë se asnjë nga këto argumenta nuk zë vend për konsum të brendëshëm propagandistët e rilindjes kanë hedhur edhe një version politik.

PD-ja po bën sherr se për të mbrojtur interesat e Berishës që i frikësohet hetimit të SPAK. Por kundërpërgjigjen e kësaj teze e ka dhënë Gazment Bardhi që me mbështetësit e tij i ka prirë luftës obstruksioniste në kuvend: “Le të zbatojnë ligjin, le të ngrejnë komisionet hetimore dhe do të kenë mundësinë të shohin se parlamenti do të kthehet në normalitet, pavarësisht se çfarë ndodh mes SPAk dhe Saliut”. Deri atëherë me sa duket kuvendi nuk do të gjejë qetësi. 

©Lapsi.al

 

Komisionet hetimore që Shumica socialiste ka rrefuzuar

1- Investimet strategjike
2- Cështja McGonigal
3- Grabitja e Portit të Durrësit
4- Udhëtimet me charter të kryeministrit
5- Skandali i vjedhjes së të dhënave të TIMS
6- Kontratave konçensionare në shendetësi
7- Vendimmarrjeve në konflikt interesi



10 Comments

  1. Ku eshte dallimi ketu me 8 Janarin e SHQUPIT? Konkluzioni eshte qe keta e kane dhunen ne ADN. Mos ka ardhur momenti per njerez te rinj me ide te reja?

    1. Ti morr I kuq flet per dhunen…
      Harrove se nga cdhune ke dale ?
      Harrove diktaturen e proletariatit, harrove burgjet, pushkatimet, internimet, harrove 21 janarin, 97-en.
      Ptu rrace komunistash morracake.

      1. Rracë spiunash je ti morTom koDosh.
        Berishës ti rruaç trapin ti dhe gjithë Ramutsat e tu.
        Ja donte puna kur ishte komunist, por ai ta solli demokracinë.
        Po ju sufllaqexhinjtë nuk keni për tu bërë ndonjëherë njerëz.

  2. i ka hy frika rames se do i humb pushteti

    do shohim edhe me shume veprime antiligj te rames , frikacaku me i madh , ka frike nga berisha

  3. Ca thote ky i ores 16.45, I ka hy frika Rames se do i humb pushteti ? ha ha ha , kthehu ne

    krahun tjeter e shih edhe ndonje enderr. E kush do ia marre pushtetin ? Opozita ? Po

    ku e ka popullin opozita ? Po popullin opozitar e ka shperndare Rama si zogjt e korbit

    neper bote se s’u ka lene asnje mundesi jetese ne Shqiperi o byrazer dhe ata qe kane

    mbetur punojne si punetor ne bizneset tona dhe po qe se nuk rrine rehat i leme pa pune

    dhe i zevendesojme me afrikane e aziatike. Rama ka cdo gje ne dore, populli socialist e

    mbeshtet se perfiton nga pushteti i tij , ke pare ti ndonje socialist pa pune ? Po kur Rama

    rrit rrogat a nuk e di ti se rrit rrogat e socialisteve se e egjithe administrata dhe te punesuarit ne

    shtet jane vetem socialiste dhe populli opozitar i duhet te rropatet me shume per tua paguar

    atyre rritjen e rroges e per vete mezi mban shpirtin gjalle ? A nuk e di ti se nqs Rama do rrije ne

    pushtet edhe dy mandate, nga populli opozitar do te mbeten vetem pleqte mbi 70 se te tjeret do

    te ikin se do ti leme pa buke ? Nuk rrezikohet pushteti nga pabuksat o foltorisi i Salihut.

  4. Hajde kodoshe , hajde.Ka bere efektin e saj litarin qe la mbi varr krimineli,,,, e ja tek i kemi, ne pushtet, drejtesi, polici administrate, e deri ne portal.Hajde mos tu thuac,,,BIRA KURVI, kodoshe te se keqes, armiq te demokracise, e popullit, keta hijena qe kenaqen me fatkeqesine e po ketij populli qe e rrjepin dheta e vjedhin, e na hidhen me mburrje hajdutesh, kriminelesh e drogmenesh.Vetem kete kane ditur ta bejne mire si profesioniste te maskarallekut qe jane, e nga vijne.Por, akoma se kuptojne, se sot jane aty, vetem nga demokratet qe i lane te mllacisnin, e nuk ua bene ate qe baballaret katile te kesaj rrace , bene per gati pesedhjet vjet, se sot do flisnim ndryshe, tamam si ne europe, e jo me genjeshtra mashtrime, vjedhje e hipokrizi.Vetem nje gje ta dine,,,,BOTA RROTULLOHET.

    1. Ju të Lapsi.al,do të gjobiteni, sepse e krahasoni Lulin me një kalë të ngordhur! Këlysha të Salës!!!!!!
      VOTONI LULZIM BASHËN! !!!!!….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *