• |
ide | kryesore

Protesta/ Kartonat e shumicës rrëzojnë 6 projektligje të opozitës në kuvend

Arkiva, Kryesore, Lajme



Tymi mbuloi sallën brenda pak sekondash nga momenti kur Saimir Korreshi ndezi një tymuese dhe e vendosi mbi një tryezë në anën e djathtë të kuvendit. Meqënëse dritaret mungojnë, pamja u mjegullua menjëherë.

Para foltores megjithatë dallohej pirgu me karrige, që deputetët e opozitës e kishin mbledhur për të penguar fjalimet e kolegëve të tyre. Korreshi u përjashtua në moment. Por në rend të ditës ishin disa 6 projektligje të propozuara nga opozita.

Deputetja e PD-së së vulës Jorida Tabaku, ndryshe nga kolegët e saj që ndjekin Berishën vazhdon t’i besojë etikës. Tabaku kishte kërkuar më shumë transparencë për prokurorimet publike. Meqënëse abuzimet me tenderat janë një formë vjedhjeje tashmë e konsoliduar, Tabaku ka kërkuar thjesht që kur hapet një procedurë tenderuese të dhënat të publikohen në një faqe në internet. Por socialistët ia rrëzuan propozimet.

Në një projektligj tjetër, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” Tabaku kishte kërkuar përmirësim të procedurave që në rast korrupsioni, përgjegjësia e zyrtarëve të jetë më e qartë nëse ka një hetim. Edhe kjo u rrëzua nga socialistët.

Nisma ligjore e deputetit të PL, Petrit Vasili kishin të bënin me heqjen e “Taksës së Qarkullimit” dhe “Taksës së Karbonit” për uljen e cmimit të naftës. Edhe kjo u rrëzua nga socialistët.

Propozimet e tjera të deputetëve të Partisë së Lirisë për të drejtën e tubimit, për heqjen e parashkrimit të veprave penale për kryeministrat dhe ministrat dhe propozimi i Ina Zhupërs për shtimin e mbrojtjes për gazetarët u rrëzuan po ashtu.

Ndërsa për Jorida Tabakun, socialistët dhanë si argument se ata vetë po përgatisin projektligje të ngjashme. Për deputetët e PL u përgjigj Ermonela Felaj.

“T’i rrëzojmë se edhe puntor ngarkim-shkarkimi edhe jurist që do ndryshosh Kodin Penal nuk mund të jesh” tha Felaj.

Pas saj u çua edhe Taulant Balla që ndërkohë i bërtiste Saimir Korreshit duke e kërcënuar me burg. “Burgun do ta bësh ti, nuk do ta bëjë ai. Për burgun e Saliut po e bën ti këtë? Ky është krim. Procedim penal për helmim” thërriste nga vendi Ministri i Brendshëm.

Opozita është në protestë sepse mazhoranca jo vetëm e shpërfill për komisionet hetimore, por edhe se e ka dubluar duke njohur si përfaqësues zyrtarë propozimet e grupimit të Lulzim Bashës. Supozohet se pengimi i punës së parlamentit do ta bëjë mazhorancën të reflektojë. Por seanca e sotme tregoi se po ndodh e kundërta./Lapsi.al



23 Comments

    1. Ta lëmë mënjanë aspektin politik për një sekond, dhe të shohim vetëm aspektin e aftësisë, ndoshta propozimet e opozitës hidhen në kosh sepse janë propozime defiçiente?! Do duhej një mbyllje sysh me thumba që ti thuash Partisë Demokratike një majë efiçence dhe kompetence. Ata mund të krijojnë lajme gazetash me deputetë Tarzanë, por nuk janë të zotë të bëjnë një demostratë kombëtare, të rrisë mbështetjën në publik, lere pastaj të bëjnë legjislacione. Janë thjesht të pa-aftë.

  1. Shpirti i Rames se shkrete e di se si i duron keta rrotat e karit ne plan te pare.

    Por… politika, misioni per te bere Shqiperine… e justifikon vuajtjen e perbrendshme.

  2. Fjalia e fundit qe pengimi i seances do beje maxhorances te reflektoje eshte kaq naive sq nuk e beson njeri o Shkullak, rremuja po behet vetem qe te tregohet shenje force se po u prek Berisha bejm dhe me keq

  3. U vodhen votat, u vodhen miliona $ me inceneratoret, PD flinte gjume.

    Po hetohet per korrupsion familja non-grata, PD po behet cope.

    Pra kjo tregon se ne PD jane mbledhur gjithe llumi, gjithe te mbaruarit, qe s’kane asnje lidhje me votuesit, as vet se dine pse jane atje. Imagjino, alabaku, Saimir Koreshi,nje barcalete ambulante nje njeri qe te fton vetvetiu te tallesh karin, eshte deputet dhe paguhet nga taksat tona.
    O te mbaruar, o talibane, nje plak 80 vjecar ju sjell verdalle dhe mire t’ju a beje, deri sa ta marre PD-ne me vehte ne ate bote.

    1. Jorgaqis sa vellezer binjake ke? Po mua me harove? E di qe vuan nga nje semundje mendore qe …( nuk Po e tregoj,jemi vellezer ,e marrte djalli) .Te lutem mos i nderprit ilacet,please!Te dua shume,Pucc !

  4. Gjeja me e shemtut ne ate foton me siper eshte ai prifti protestant ne mes.

    Hiqjani mjekren dhe e shikoni cfare shkerdhate fshihet pas.

  5. As në ’97-ën e tmerrshme kurrë nuk do e kisha imagjinuar që mund të gjendesha në situatë të ngjashme me atë që u ndodha sot. Unë kam marrë pjesë në një mbledhje të komisionit që drejtohet nga opozita nga kryetarja Jorida Tabaku, i ftuar nga kjo e fundit. Shkova të marr pjesë në mbledhje, u gjenda në sallë me një situatë surprizë. U ballafaqova me një ngjarje e cila më turpëron si qytetar i këtij vendi, si anëtar i PD, si deputet. Në një sulm të pakuptueshëm verbal që pastaj përfundoi me goditje fizike, një ish-kolegu im realizoi një skenë që turpëron çdo deputet të këtij parlamenti.Pse ne salle ishin foltoristet e salihut?

    1. Kuvend popullor, ne erigjinen e genin e kodosheve qe ne i thencin deputete nga populli, se keta rilindasit i zgjedh parti, kryetari, servilizmi.Te tere si delet e stanit sektist pas urdherit te kodoshit . Keta jane perdhunuesit e kushtetutes, e demokracise, jane ish ujqerit kuqale, me lekure deleje, jane makiaveliste te perkryer.Per kete bande pushtetaresh, e deputetesh sektiste, nuk egziston vjedhja, abuzimi, krimi, droga,mashtrimi, keta fluturojne me prasin pas, ne bithe, e hajde mos tu thuac kunguj kooperative te sektit kodosh.Mjer cna shohin syte, e cdegjojne veshet.Populli thote,,Stambolli digjet, kurvat na krihen, kjo eshte gjendja ne vendin tone.Ketyre banditeve u keshillo te lexojne shkrimtarin, ALI ASLLANI, aty do gjejne vehten e tyre, bashke me zorraxhinjte qe i ndjekin nga pas.

  6. Do të mbahen mënd në historinë e Shqipërisë këto votimet e mender me thënë “rilindjes”, ku ish ministrja e tyre e arsimit pa arsim , e emëruar nga kryeministri bojaxhi si “kryeparlamentare”, mbrenda 19 minutash “votojnë” dhjetra ligje me thirrjen e saj e ngritjen e kartonit të kuq kundër çdo kërkese të opozitës e me kartonin blu pro marrëzive të shefit të tyre.
    A ka skenë njëkohësisht më idiote e komike, kur kjo “pupace” e Ramës, me sytë ngulur tek ato çfarë ka të shkruara, mban vetë lartë herë një kartom e herë tjetrin, e pa numëruar fare numurat e votuesve përsërit :
    “75 vota pro, asnjë abstenim, asnjë kundër ” me kartonin e kuq komunist rrëzon kërkesat e opozitës e me kartonin blu të së djathtës miraton çdo ligj të Ramës ????????????
    Nga fotoja e votimit , vihet re edhe një dukuri tjetër.
    Nga tufa e deputetëve të “së majtës” ngrihen kartonat e aprovimit të ligjeve pro kapitalizmit korruptiv e veç kësaj shihet kjartë se ka deputetë që nuk e ngrejnë fare dorën, disa e ngrejnë pak e disa të tjerë si Çuçi apo Gogu e ngrejnë kartonin mbi kokat e tyre.
    Megjithëate, flokët e ngjyera e të pangjyera të “kryeparlamentares”, kanë zëvëndësuar sytë e saj për të numëruar votat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *