• |
ide | kryesore

Flet vëllai i të arrestuarit për vrasjen e Liridonës: Jemi të shokuar

Arkiva, Lajme, Të fundit
vëllai


Kushtrim Kokolla u arrestua mbrëmjen e së enjtes nga Policia e Kosovës, si i dyshuari i tretë për vrasjen e Liridona Murselit. Kokolla, pjesëtar i FSK-së, dyshohet të ketë bashkëpunuar me Naim Murselin, bashkëshortin e Liridonës, dhe dorasin Granit Plava. Lidhur me këtë ka reaguar vëllai i Kushtrimit, Kanoni, i cili është anëtar i Forcave të Policisë së Kosovës.

Në një prononcim për Indeksonline, Kanon Kokolla thotë se ndjehet i shokuar nga zhvillimet e fundit, duke theksuar se vëllai i tij është i pafajshëm.

 

“Jemi të shokuar! Por një gjë ta garantoj, se vëllai im në natën kritike ka qenë në shtëpi. Tjetër gjë nuk di. Vallahi nuk besoj! Ai ka qenë shumë i lidhur me të (Liridonën). Se ne jemi shumë të lidhur familjarisht. Ne jemi rritë bashkë me Liridonën!” – ka thënë ai.

Duke përshkruar gjendjen e familjeve, ai thotë se të gjithë janë të shokuar.

“Nuk kam informata tani [flet për familjen e Liridonës]. Tri familje jemi ekstrem keq. Të shokuar. Si familjarët e Liridonës, si prindërit e Naimit, si ne, komplet jemi të shokuar. Po n’a duket si ëndërr e s’po mundemi me besu. Përpos nëse çmendesh, se nuk ka kurrfarë arsye një njëri me e bë atë send” – ka thënë Kanon Kokolla.

Liridona Murseli u vra të mërkurën mbrëma, teksa po udhëtonte me bashkëshortin dhe fëmijët e saj drejt shtëpisë në Prishtinë. Ngjarja u tentua të manipulohej si grabitje e shkuar keq, por më pas rezultoi krejt gjithçka tjetër. ©LAPSI.al


2 Comments

  1. Shume pordhace jane Kosovaret.. Ne fakt jane shume me teper kriminele, te korruptuar dhe injorante se pjesa tjeter e Ballkanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *