• |
ide | kryesore

Rrëfimi i vrasësit: Naim Murseli më pagoi për ekzekutimin e gruas së tij

Arkiva, Lajme, Të fundit
naim


Granit Plava, një person nga i njëjti fshat me Naim Murselin është arrestuar nga policia e Kosovës këtë të premte i akuzuar se vrau Liridona Murselin, bashkëshorten e ish-këshilltarit të Presidentit, Behgjet Pacolli. Mediat e Kosovës raportojnë se Plava ka pranuar para hetuesve se gjithçka e ka kurdisur me bashkëshortin, i cili e ka paguar për ta kryer krimin.

Sipas të njëjtave burime, Museli dhe Plava kanë folur në telefon dhe janë takuar edhe para ngjarjes për të cilën kanë rënë dakord ta inskenojnë si grabitje. Të dy janë vënë tashmë në pranga. Policia njoftoi se është arrestuar edhe një person i tretë i përfshirë në këtë ngjarje.

Para hetuesve Naim Museli tha se 2 persona i kishin prerë rrugën me makinë dhe u kanë marrë sendet me vlerë. Sipas tij ata kanë hapur zjarr dhe ai është larguar me fëmijët duke lënë gruan në makinë, e cila ka humbur jetën.

Burime nga policia thanë se Plava ka pranuar se për këtë vrasje i ishin premtuar 30 mijë euro. Policia e Kosovës ka gjetur edhe armën e vrasjes si dhe veturën e përdorur në krim nga autori. Të gjitha këto janë siguruar nëpërmjet kamerave të sigurisë të vendosura nga policia nëpër lagje dhe në vende të fshehta.

Ngjarja që tronditi Kosovën ndodhi të mërkurën në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Motivet që e shtynë Naim Murselin të vrasë nënën e fëmijëve të tij janë të paqarta. Ato mbeten ende të panjohura deri në sqarimin e tyre të plotë nga organet e sigurisë. Këtë të premte u zhvillua edhe ceremonia mortore për 33-vjeçaren ku mori pjesë edhe bashkëshorti i saj. ©LAPSI.al


2 Comments

  1. Snakes in Suits: When Psychopaths Go to Work
    by Dr. Paul Babiak (Author), Dr. Robert D. Hare (Author)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *