• |
ide | kryesore

Samanta Karavella zbulon arsyen pse u tërhoq nga “Festivali i Këngës”

F1, Paparazzi



Samanta Karavella ka zbuluar së fundmi arsyen e vërtetë pse u tërhoq nga “Festivali i Këngës” . Gjatë një interviste për “Më lër të flas”, këngëtarja tregoi se vendosi të mos konkuronte pasi organizatorët nuk e lejuan të performonte pa koreografi.

“E vërteta është që kënga që unë kisha zgjedhur ishte një këngë shumë ritmike dhe nuk m’u lejua performanca. Një këngë ritmike unë nuk mund ta këndoja pa performancë. Këto ishin rregullat këtë vit,” u shpreh Karavella.

Pas Samantës, edhe Kejsi Tola u tërhoq nga gara. Vendimi i këngëtareve nxiti aludime në rrjet dhe lidhej me mendimin se Elsa Lila është shpallur paraprakisht si fituese. “ Këto janë spekulime, mediat e flasin gjithmonë, edhe kur bëhet fjalë për një artist me emër mund të ishte edhe emri im. Nuk di asgjë rreth kësaj, uroj që të jetë zgjedhja e publikut,” shtoi artistja.

Festivali i Këngës do të mbahet nga datat 19-22 dhjetor 2023. Publiku do të vendosë përmes televotimit se kush do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *