• |
ide | kryesore

Elsa Lila dhe Çiljeta gjejnë pikën e përbashkët: Michael Jackson është gjallë

Arkiva, F1, Paparazzi
Elsa



Elsa Lila dhe Çiljeta, mesa duket u besojnë teorive konspirative se Michael Jackson dhe Prince janë zhdukur nga fama dhe vëmendja publike, për të jetuar në një ishull. Duke gatuar brenda “Ferma VIP”, bashkë me Çiljetën, Elsa tha se është e bindur se Michael dhe Prince janë gjallë.

“Pse mendoj se ky Michael është gjallë?”, pyeti Çiljeta dhe Elsa menjëherë ra dakord, duke thënë: “Jam e bindur!”. 

“Jam super e bindur. E ke ndjekur atë çështjen, jo varrimi, jo kush doli në ekran, jo nuk qante goca?”, tha Elsa, ndërsa Çiljeta u shpreh: “Të gjithë këta janë në një ishull, për qejf të vet…Ç’të bën fama”. 

Elsa e çoi më larg teorinë, duke thënë se kur ishte i ri, Michael bëri gabimin që ishte pro sistemit dhe më pas, doli kundër tij. Elsa iu referua këngës “They Don’t Care About Us”. “Ai shkoi në Favellas (Lagje shumë e rrezikshme në Brazil) dhe bëri këngën “They Don’t Care About Us”, u shpreh Elsa dhe shtoi se “they” lidhet me sistemin.

“Ia morën lekët siç ia dhanë. Iu hapën sytë atij, por ishte vonë. Kur iu hapën sytë e bënë pedofil. Unë vdes për Michael. Mos them që është më i madhi nga artistët që kanë jetuar. Dhe është gjallë. 100%!”

“Edhe Prince e kam merak”, tha Elsa, duke pretenduar se edhe ai ka dalë kundër sistemit. “Kush del (kundër sistemit), zhduket. Kush është në sistem, aty e ke. Ja Madonna, në krye të detyrës. Vazhdon punën në sistem”. 

Lexo më tej: “Ka pasur 4 gra” Çiljeta Xhilaga rrëfehet për babin e djalit të saj 

Michael Jackson ndërroi jetë (për ne, jo për Elsën dhe Çiljetën) si pasojë e një intoksikimi akut nga propofoli, lorazepami anksiolitik, midazolami, diazepami, lidokaina dhe ephedrina, në prill të vitit 2009. Jackson cilësohet si mbreti i muzikës pop dhe hitet e tij si: “Dirty Diana”; “Billie Jean” dhe “Beat It” vijojnë të jenë ikona të muzikës. Vdekja e tij trishtoi fansat në të gjithë botën dhe është një ndër humbjet më të thella në industrinë e muzikës.

Ndërsa Prince ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare, në prill të 2016-ës. Ai u gjet i pajetë në Minesota. Pirnce është po ashtu ikonë e muzikës, i cili ka dominuar veçanërisht industrinë në vitet ’90 me këngë si: “Purple Rain”; “Kiss” e “Cream”, shkroi Anabel.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *