• |
ide | kryesore

Video/ Inter tremb kampionatin: tris në Napoli me Calha, Barella e Thuram e Juventus kthehet i dyti

Sport, Video
Inter


Inter shkatërroi 3-0 Napolin në “Maradona” në ndeshjen e fundit të javës së 14 të Serie A. Zikaltrit i përgjigjen kështu fitores së Juventus në Monza dhe u rikthyen në krye të tabelës. Një shfaqje force dhe substance nga skuadra e teknikut Inzaghi, që thyen ngërçin në minutën e 44′ me një silurë nga jashtë zonës të Calhanoglu. Më pas zikaltrit gjetën golin e dytë në fillim të pjesës së dytë me një depërtim perfekt nga Barella (62′). Për të mbyllur rezultatin, në fund, u kujdes Thuram (85′), me asistin e Cuadrado. Napoli luftoi, goditi traversën me Politano me rezultatin 0-0 dhe të paktën në disa raste gjeti përballë një Sommer superlativ. Skuadra e Mazzarrit, në fund, u dorëzua para epërsisë së kundërshtarëve. Humbja e parë në kampionat për teknikun Mazzarri, i cili arrihet nga Roma në vendin e katërt.

Duhet të ketë pasur një arsye pse Inter kishte fituar vetëm një herë në këtë stadium në 17 vjet. E duhet të ketë një arsye pse zikaltrit tani thyejnë me forcë tabunë dhe largohen nga Napoli me një 3-0 që tingëllon kërcënues për cilindo nga rivalët e Serie A. Inzaghi rimori vendin e parë, si më mirë nuk mundej dhe kryen kundërparakalimin ndaj Juventus me një lojë inteligjente dhe cilësore. Një mesazh i qartë për kolegun e tij Allegri, që kthehet i dyti. Skuadra e tij ka mësuar nga gabimet e saj, ka një organikë mjaft të thellë për të përballuar dy dëmtime të reja ( De Vrij dhe Dumfries) dhe me të vërtetë Inter dëshiron yllin e dytë mbi gjithçka tjetër. Napoli, nga ana tjetër, plot dëshirë por i pasaktë, u ndëshkua ndoshta përtej të metave të tyre.

Lexo më tejGagliardini i festoi në fytyrë barazimin provizor në shtesë, Rabiot mesazh pas fitores: “Rri i përulur e përdor trurin”

REZULTATET E SERIE A

Lecce 1-1 Bologna
Fiorentina 3-0 Salernitana
Udinese 3-3 Verona
Sassuolo 1-2 Roma
Napoli 0-3 Inter


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *