• |
ide | kryesore

Joey King reagon ndaj komentit të aktorit për Kissing Booth

Paparazzi, Slider


Joey King ka reaguar së fundmi ndaj komentit të Jacob Elordi për filmin “Kissing Booth”.

Pasi Elordi e quajti trilogjinë e njohur të Netflix si “qesharake”, aktorja, e cila luajti dashurinë e tij në ekran, Elle Evans foli në mbrojtje të filmave.

“Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të ndihej kështu,” tha King, e cila është gjithashtu ish partnerja e Elordit, për Variety. “Kam kaluar shumë mirë duke bërë ato filma, pavarësisht se çfarë thotë dikush.”

Taylor Zakhar Perez, i cili u shfaq si Marco në vazhdimet e filmit origjinal, mshprehu më parë të njëjtin mendim me King, duke thënë  se është “turp” që ish kolegu i tij ndihet ashtu .

“Mendova se ishte një turp, sepse në dijeninë time, të gjithë të tjerët kishin një përvojë kaq të mrekullueshme.  Sidomos kur dolën ata filma, ishte një kohë kur ne kishim vërtet nevojë për diçka të tillë. “tha ai, referuar pandemisë.

“Unë e di nga ndërveprimet tona me fansat çfarë do të thotë Kissing Booth për njerëzit dhe çfarë u solli atyre gjatë një kohe kaq të errët.”

Drama filloi kur Elordi i quajti filmat, në të cilët ai luajti si Noah Flynn, “qesharak” në një intervistë për GQ, duke shtuar se përvoja e krijimit të tyre e bëri të ndihej “i vdekur përbrenda”.

“Unë nuk doja t’i bëja ato filma para se t’i xhiroja,” tregoi ai për gazetën. “Këta filma janë qesharak. Ata nuk janë universalë. Ata janë një arratisje.”

Elordi e zbuti qëndrimin e tij më vonë, duke i thënë Variety , “Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për të gjithë.”

The Kissing Booth u shfaq premierë në vitin 2018 dhe solli dy vazhdime, të cilat u publikuan përkatësisht në 2020 dhe 2021.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *