• |
ide | kryesore

Rama sfidon BE, merr në mbrojtje projektin për rishikimin e zonave të mbrojtura

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje një projektligj për lejimin e aktivitetit ekonomik në zonat e mbrojtura me argumentin se “turizmi i luksit duhet për njerëzit e zakonshëm”, ndërsa shtoi se qeveria nuk i pranon leksionet morale të ndërkombëtarëve për natyrën.

BIRN
Kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi tribunën e një konkursi për Vjosën të mërkurën për të marrë në mbrojtje një projektligj të deputetëve të PS për rishikimin e zonave të mbrojtura, ndërsa u kujtoi ndërkombëtarëve se qeveria e tij nuk i pranon “leksionet morale” për mbrojtjen e mjedisit.

Ai tha gjithashtu se rishikimi i zonave të mbrojtura vjen pas kërkesave në rritje të kryetarëve të bashkive dhe nën presionin e madh për zhvillim ekonomik. Rama shtoi se mes konservimit të natyrës dhe zhvillimit ekonomik do të gjendej një “ekuilibër harmonik”.

“Na duhet turizmi i luksit për njerëzit e zakonshëm,” tha Rama duke iu referuar projektligjit, ndërsa shtoi se njerëzit e zakonshëm do të marrin “të ardhura më të mëdha”.

Projektligji për rishikimin e zonave të mbrojtura është paraqitur në Kuvend si një nismë e 12 deputetëve të Partisë Socialiste dhe synon t’i hapë rrugën lejimit të investimeve me karakter ekonomik. Ndërkohë, ekspertë dhe aktivistë mjedisorë e kanë kundërshtuar ashpër atë, duke argumentuar se kjo do të lejonte shkatërrimin e mëtejshëm të natyrës dhe biodiversitetit.

Ekspertët e mjedisit thonë gjithashtu se drafti është “një katrahurë” ligjore që bie ndesh me direktivat e Bashkimit Europian dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu mesazhet edhe për ata që i quajti “miqtë tanë ndërkombëtarë”.

“Më parë sesa të na japin leksione se si ruhet një lumë i egër, duhet t’u kujtojmë se të egër kanë qenë edhe lumenjtë e tjerë të Europës, por ata i kanë zbutur,” tha Rama.

“Leksionet morale se si duhet të sillemi me natyrën, qeveria jonë nuk i pranon dot..,” shtoi ai.

Në dy vitet e fundit nëpërmjet vendimeve të kontestuara Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar të paktën 5 projekte brenda territorit të Zonave të Mbrojtura ose pranë Monumenteve Natyrore, duke anashkaluar shqetësimet e Agjencisë Kombëtare për Zonat e Mbrojtura.

Aktivistët kanë apeluar se këto investime rrezikojnë dëmtimin pa kthim të pasurive natyrore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe duke kërcënuar speciet e rralla që i popullojnë ato.



5 Comments

  1. Nuk ngopet me vjedhje e me shkaterrim, ky bir kurve. “Une thote, i ngjaj Ismail Qemalit”U mundua ti ngjante Skederbeut por beri bllof. Skenderbeut i ngjan me shume Berisha e mbreti Zog, jo ky lamashi i pa burre. Eshte e vertete, i ngjan pak Ismail Qemalit, jo vetem ne pamje por me shume ne vese! Sipas Konices , qe hajduti e quante veten si nxenesi te tije, Ismail Qemali ishte hajdut se vodhi gjithe floririn e qeverise te dhuruar nga patriotet shqiptare kur e rrezuan nga qeveria! dhe iku ne Turqi! Ok hajdut?

  2. Nxirr bushtren kumbaro, lame askaridin ose tao apandesitin se e sqarojne ata. Mos u lodh o zorre!
    Ariqeni me dildo londre eshte i zene se po u qi grate on line nga uk.

  3. u shfaq Sali Berisha, dhe duke i ndërprerë fjalën, lëshoi përroin e tij psikik për Mirush Kabashin, duke e trajtuar atë si udhëheqës të “Foltores”.

    Përtej gjestit të ndyrë të fyerjes së një artisti të madh, ajo skenë flet shumë më tepër se aq, për karakterin, paturpësinë, hipokrizinë dhe përdhunimin e shoqërisë shqiptare nga Sali Berisha.

  4. Erdogani shqiperise jep leksione naytre shwiptare duke mbledh mbeturinat fushave te futbollit, ndersa i hakerrehet BEse nderkohe qe ja shkerdhen Vjoses.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *