• |
ide | kryesore

Jada Pinkett Smith: Shuplaka në Oscars shpëtoi martesën me Will

Paparazzi, Slider



Jada Pinkett Smith tha se shuplaka famëkeqe e Will Smith në Oscar 2022 e shpëtoi martesën e tyre.

“Pas gjithë atyre viteve që u përpoqa të kuptoja nëse do largohesha nga Will , m’u desh ajo shuplakë për të parë se nuk do ta lija kurrë atë”, tha ajo për Daily Mail në një intervistë të botuar të shtunën. “Kush e di se ku do të ishte marrëdhënia jonë nëse kjo nuk do të kishte ndodhur?”

Prezantuesja e  “Red Table Talk Show” ka qenë e martuar me aktorin  që nga viti 1997, por në mënyrë tronditëse zbuloi në tetor se të dy kishin 7 vjet që ishin ndarë në heshtje. Megjithatë, Pinkett Smith kujtoi se si gjithçka ndryshoi atë natë në Los Anxhelos pasi burri i saj goditi me shuplakë Chris Rock për  shakanë që bëri komediani për alopecinë e gruas së tij.

“Unë e quaj atë “shuplakë e shenjtë” tani, sepse shumë gjëra pozitive erdhën pas saj,” tha nëna e dy fëmijëve për gazetën, duke shtuar se ishte “e kënaqur” që ishte në ngjarje, pavarësisht se “gati” e kishte humbur atë.

Natyrisht, një mori zbulimesh rreth dyshes pushtuan internetin gati dy muaj më parë, kur aktorja e “Nutty Professor” publikoi kujtimet e saj. Pavarësisht se Pinkett-Smith i detajoi betejat brenda martesës së tyre – dhe foli për lidhjen me këngëtaren August Alsina – Smith qëndroi në krah të saj pas publikimit të librit.

“Ne kemi pasur një marrëdhënie shumë, shumë të gjatë dhe të trazuar. Ne e quajmë ‘brutiale’. Ishte brutale dhe e bukur në të njëjtën kohë, “deklaroi aktori i “Aladdin” në tetor teksa u shfaq në skenë së bashku me gruan e tij. Will gjithashtu falënderoi Jada për mbështetjen e saj, duke shtuar se ëndrrat e tij ishin “kryesisht të ndërtuara mbi themelet e sakrificave të saj”./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *