• |
ide | kryesore

Nuk pritën as vitin nga vdekja e babait, fëmijët e Berlusconit nisin shitjen e vilës luksoze

Lajme, Të fundit
Berlusconi



Pesë fëmijët e trashëgimtarit të Silvio Berlusconit kanë vendosur të shesin një pjesë të pronës që i përkiste ish-kryeministrit italian dhe manjatit të medias, i cili vdiq më 12 qershor 2023.

Një burim i sigurt i ANSA raporton se trashëgimtarët e Berlusconit kanë autorizuar shitjen e Villa Gernetto, një ndërtesë e shekullit të 18-të në Lesmo, në provincën e Monza dhe Brianza, ku i ndjeri Silvio Berlusconi donte të krijonte një universitet, raportohet në media.

Familja, megjithatë, nuk ka ndërmend të shesë vilën San Martino në Arcoro, afër Milanos, ku jetonte Berusconi, pohon ky burim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *