• |
ide | kryesore

Mediat italiane në kor: Rama shtyn një gazetare dhe nuk kërkon falje

Arkiva, Kryesore, Lajme
rama



Gjesti i kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj gazetares të Syri Tv, Ambrozia Meta ka gjetur jehonë të madhe në shtypin italian. Të gjitha mediat e rëndësishme, por edhe agjencitë e lajmeve kanë publikuar pamjet që kanë marrë qindra mijëra shikime. Gjesti është konsideruar si një gafë e kryeministrit “të bezdisur nga pyetjet për projektin e dhëndrit të ish-Presidentit Trump.

“Corriere della Sera” shkruan se kryeministri shqiptar u mërzit nga kërkesa për të dhënë informacione për dhëndrin e Trump. “Furtunë në Shqipëri për kryeministrin Edi Rama, i cili gjatë një përballjeje me disa gazetarë shtyu një gazetare pas një pyetjeje për një projekt investimi të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump. Rama do e ka frikësuar fizikisht gazetaren Ambrozia Meta, duke i vendosur dorën në fytyrë. Videoja ka bërë xhiro në rrjetet sociale, duke u bërë virale” – shkruan Corriere.

LEXO ME TEJ:

Incidenti me Ambrozia Metën/ Pyetjet që nxorrën nga kontrolli Edi Ramën 

Televizioni LA7 shkruan se ndër akuzat e ngritura ndaj kryeministrit Rama është ajo e favorizimit të dhëndrit të ish-presidentit dhe kandidatit republikan për president Donald Trump, Jared Kushner, për sjelljen e “investimeve” në Shqipëri, të financuara pjesërisht nga fondet publike nga Arabia Saudite.

“Sipas të njëjtave burime, investitori i vërtetë është një oligark i Katarit, i cili dyshohet se ka përdorur Bjellorusinë për të pastruar para dhe tani dyshohet se po bashkëpunon me liderin serb Aleksandar Vuçiç, i lidhur me Kremlinin. Kundërshtarët e Ramës kujtojnë kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës dhe i kishte cilësuar në përgjithësi gazetaret femra me epitete shumë të ashpra” – shkruan La7.

“La Stampa” shkruan se Rama prek fytyrën e gazetares. “Fatkeqësisht, kryeministri Rama tregon arrogancën e tij të zakonshme ndaj gazetarëve. Më vjen keq që kreu i qeverisë nuk është në gjendje të kontrollojë veten kur i kërkohet të trajtojë çështje me interes publik”, – citon gazeta italiane gazetaren shqiptare. “La Stampa” citon edhe rrjetin SafeJournalists, një organizatë që mbron të drejtat e shtypit në Ballkanin Perëndimor dhe “WomenInJournalism” që kanë mbajtur një qëndrim të qartë kundër kryeministrit dhe këtij gjesti të dhunshëm.

Politico: Rama refuzon të kërkojë falje për shtyrjen e gazetares

“Shtytja ndezi një stuhi polemikash në Shqipëri, edhe për shkak se mungesa e përgjigjes gjeneroi akuza të mëtejshme për raundin e investimeve dhe favorizime të mundshme ndaj pasardhësve të dinastisë së pasurive të paluajtshme Kushner, bashkëshortit të Ivanka Trump. Kryeministri shqiptar ka refuzuar të kërkojë falje pasi u akuzua se kishte frikësuar fizikisht gazetaren. Ka nga ata që kujtojnë se marrëdhëniet e këqija me median e kanë vënë kryeministrin edhe në të kaluarën. Në disa raste ai ndaloi mediat të merrin pjesë në konferenca për shtyp” – shkruan La Stampa.

Edhe La Repubblica i meshon faktit se kryeministri s’di te kerkoje ndjese. “Kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk ka marrë përgjegjësinë për akuzën se ka frikësuar fizikisht një gazetare që e ka pytur për një projekt investimi të dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner”.

Incidenti me Ambrozia Metën/ Media greke: Pse Rama e shtyu gazetaren?

“Il Fatto Quotidiano” shkruan se Edi Rama ka shtyrë një gazetare duke i vendosur dorën në fytyrë, në fund të një konference për shtyp. “Kryeministri shqiptar nuk kërkoi falje. Gazetarja e komentoi ngjarjen duke thënë se ishte “një gjest i ulët dhe i turpshëm, i papranueshëm. Por kryeministri me sjelljen e tij fyese nuk më tremb” – citon media italiane gazetaren shqiptare. ©LAPSI.al



21 Comments

    1. Ike Edvin Satrapi ike.
      Me ktë që ke ba, më 2040 nuk zgjidhesh kurrë kryeministër.
      Shanci i Erjon Velisë.

  1. Gazetarja ben mire te ike nga Shqiperia dhe te kerkoi azil politik ne nje vend te sigurt te

    perendimit. KM nuk do tia fale kete diskretitim qe po i behet ne te gjithe mediat nderkombetare

    per shkak te saje. Ik Ambrozia sa nuk eshte vone, sic iku Dritan Zagani, sic iku Emiliano Nuhi, sic

    iku Agron Tufa e dhjetra te tjere per te shpetuar koken nga tentakulat e ketij regjimi.

    1. Nuk eshte hera e pare qe Ambrosia perballet me Ramen. Nuk mendoj se e ben per protagonizem. Me duket nje vajze me kurajo.

      Qendro e forte Ambrosia.

  2. FAKSIMILE / Avokati i Berishës në Londër, i njëjti që ka mbrojtur 9 serbët që akuzojnë UÇK për tortura,kush ja ka sugjeruar salih karaxhic berishes kete avokat,kush e gjen nje udhetim falas per ne Vicidol te kulla e salihut.

    1. O i pa emër 12:14 mos je gjë agjent i CIA -s që i dikë me hollësi këto “fakte” apo patronazhist që më siguri je!!!

    2. Pidhi i sateme po shkaterron Shqiperine bashke me Vucic dhe cifuterine Sorrosiane. Te qifte Saliu rrobte o baxhell e LagBT. Suflaqexh vari kars

  3. gazeta amerikane ‘New York Post’ në lidhje me projektet e reja që Kushner ka në Shqipëri dhe Serbi.

    Projekti më ambicioz i Kushner është shndërrimi i ishullit të Sazanit në një resort turistik luksoz të markës Aman.

    “Aftësia për të zhvilluar 3 milje vijë bregdetare të bukur dhe një ishull 566 hektarësh në mes të zemrës së Mesdheut është unike,” tha Kushner.

    “Uji është blu kristal si Maldivet. Është e bukur. Plazhet janë të pabesueshme dhe është vetëm një nga këto vende të veçanta”Pse salihu te ka hequr trurin ty dhe ta ka mbushur me tul buke nuk do te thote qe te mendojme si ty o Gimi shpellkar linde e shpellkar do ngordhesh,shko qihu tani dhe me shpellkarin tjeter poshte teje.

  4. Ambrozia thjesh beri teater. Mediat prane opozites dhe opozita beri bis dhe e duartrokiten. Pamjet i pam te gjithe. Rama ka ber dhe po ben plot idiotesira por nuk ishte ky rasti.

  5. Idiotet e dobishem mendojne se jemi aq budallenj sa t´u besojme genjeshtrave ne diell.

    Manipulimin e kane ne gjak dhe mungesen e argumentave e mbulojne me fyerje rrugace.

    1. Nuk e pyeti per biznesin e kllufave te karit, se ate e ka ariqen arixhiu , e pyeti si kryemutnister i qelbistanit.

          1. Mbase e ngaterron me ndonje shoqe tende te idealit patronazhiste, se Ambrosia eshte shume simpatike.

  6. PARODI

    Altin Goci – Me ty kaq pranë

    Mbi vargje yjesh ëndërroj,
    si do të vish ngadalë.
    SI vala bregun me s’do lagë,
    me vaj k’të natë.

    Sa shumë gjera s’të kam thenë,
    si vdekjen kam takuar.
    Tokën e kam ndjer aq pranë
    me ty ne duar.

    Kujtimet letrat më s’i kam,
    vec puthje edhe sy.
    Te tjera ty unë t’i kam dhenë.

    Tani më duhet thjesht te vij,
    të të vendos mbi mal.
    Me copëza gurësh te krijoj,
    me mijëra fjalë.

    Yeah yeah me ty kaq pranë,
    si henë mes yjesh vjen.
    Yeah yeah deshirë dhe zjarr,
    me pritjen buzet djeg,buzet djeg.

    (AJO)
    Mbi mal në yje shëtit tani,
    Por s’po të shoh vërdallë,
    Kemi kohë që s’jemi parë,
    Dëgjohemi shumë rrallë,

    Ti ike dhe me mua s’po rri ,
    Dielli s’ngroh më si më parë
    Zjarri jonë u fik me kohë,
    Jemi bërë për mall.

    Dikur unë isha drita jote,
    Ishe dashuria ime e parë,
    Tani hënën ndoshta ke takuar
    Dhe ajo shpreson për altar .

    Fjalën të dua s’ma the kurrë,
    Me mbajte gjithmonë zvarrë,
    Të besova e të desha shumë,
    Si një dashnore e marrë.

    Ti ike dhe më le si pemë,
    U largove si një qelbësirë,
    Më dërgove thjesht një sms
    S’më the as lamtumirë.

    Ti je je, gënjeshtar i paparë,
    Shkon lule më lule përherë,
    Mashtron pa karar.
    Ti je je, thjesht një donzhuan,
    Veç fjalë të bukura thua,
    Mashtron gjithë dynjanë.

    (AI)
    Kujtimet prap i mblodha bashke,
    me ty deshirat shpreh.
    Të ngroh me zjarr unë trupin tend.

    Dhe hijet mbrapa me s’do vijnë
    as djellin që se pamë.
    Me rreze drite të krijoi dhe të të fal!

    Yeah yeah, me ty kaq pranë,
    si hënë mes yjesh vjen.
    Yeah yeah , deshire dhe zjarr,
    me pritjen buzët djeg ,buzët djeg.

    (AJO)
    Ti je je, gënjeshtar i paparë,
    Shkon lule më lule përherë,
    Mashtron pa karar.
    Ti je je, thjesht një donzhuan,
    Veç fjalë të bukura thua ,
    Mashtron gjithë dynjanë.

  7. Njeri kanal ishte ai i Shkodres, i dyti ai i Tropojes dhe i treti ai i Dibres.

    Dhe pika e bashkimit te tyre ishte rezidenti i UDB, Bujar Hoxha, mik i ngushte i dhendrit te Serbise dhe i vetmi qe dhendri i shkonte tek kembet orar e pa orar.

    Nuk eshte rastesi qe nga tre keto linja agjenturore dolen drejtuesit kryesore te PD dhe me vone te shtetit shqiptar.

    Nga Shkodra dolen Bashkim Kopliku, djali i halles se Ferit Hotit, Ali Spahia e te tjere.

    Nuk eshte rastesi qe pikërisht ne Shkoder ndodhi 2 prilli qe solli ardhjen ne pushtet te ketyre grupimeve agjenturore.

    Grupimi i Dibres me ne krye Gazideden qe kishte lidhje te ngushta me sherbimet sekrete serbo- maqedonase. Pjestaret e ketij grupimi moren postet me te rendesishme ne qeverisjen e PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *