• |
ide | kryesore

Incidenti me Ambrozia Metën/ Media greke: Pse Rama e shtyu gazetaren?

Lajme, Të fundit



Incidenti i regjistruar ditën e djeshme mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetares Ambrozia Meta solli reagime të shumta si dhe mori vëmendje të madhe edhe nga mediat ndërkombëtarë. Pas një artikulli në lidhje me incidentin e Ramës dhe gazetares media greke, Protothema ditën e sotme ka publikuar në lajm tjetër ku ka bërë një analizë në lidhje me ngjarjen.

Protothema shkruan se vazhdojnë reagimet në Shqipëri për sulmin e kryeministrit Edi Rama ndaj një gazetareje, të cilën ai duket se e ka shtyrë në video, me sa duket i mërzitur nga pyetja e saj. Kryeministri shqiptar e bëri këtë veprim gjatë një konference për shtyp në Tiranë, kur gazetarja e Syri TV Ambrosia Meta pyeti Ramën për një projekt investimi në ishullin e Sazanit.

Ai mund t’i refuzojë akuzat për sulm ndaj gazetarit dhe të pretendojë se ai i është përgjigjur të gjitha pyetjeve siç duhet. Megjithatë, Shoqata e Gazetarëve Shqiptarë raporton se “kryeministri jo vetëm që nuk i ka dhënë një përgjigje konkrete pyetjes, por ka shmangur një shifër konkrete për përfitimet e mundshme publike të një prej projekteve më të mëdha në fushën e turizmit shqiptar”.

Në lidhje më këtë situatë media greke shton pyetjen se çfarë e zemëroi realisht kryeministrin shqiptar dhe çfarë investimesh po bëhen në ishullin e Sazanit. Vetë kryeministri Rama i është referuar të dielën për herë të parë projektit të prezantuar nga dhëndri i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka të bëjë me një investim prej rreth 1 miliardë dollarësh në ishullin e Sazanit. Rama tha se ishulli ku do të investojë një nga kompanitë më të famshme të hoteleve në botë do të kthehet në një xhevahir për turizmin mesdhetar.

“Këto ditë, Jared Kushner, një biznesmen i madh amerikan dhe dhëndër i ish-presidentit Trump, shpalli publikisht ambicien e tij për të investuar në dy kompani të mëdha në Shqipëri. Sazani do të bëhet një xhevahir i turizmit në Mesdhe. Shqipëria do të jetë kampione e turizmit në rajon deri në vitin 2030”, tha konkretisht kryeministri shqiptar.

Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit Donald Trump njoftoi të premten se ka përfunduar marrëveshjet e mëdha të pasurive të paluajtshme në Shqipëri dhe Serbi shkruan Protothema. Sipas New York Times, planet e Jared Kushner në Ballkan duket se janë zhvilluar pjesërisht përmes marrëdhënieve të krijuara gjatë mandatit të Trump si president i SHBA. Një nga projektet është zhvillimi i ishullit të Sazanit në brigjet e Shqipërisë i cili do të kthehet në një destinacion turistik luksoz.

Një tjetër projekt në Shqipëri do të jetë ndërtimi i një kompleksi në gadishullin e Zvërnecit, një zonë bregdetare prej 1000 hektarësh në jug të Shqipërisë. Kjo do të përfshijë ndërtimin e shumë hoteleve dhe qindra vilave. Një tjetër projekt përfshin ndërtimin e një hoteli luksoz me 1500 njësi banimi dhe një muze në Beograd, kryeqytetin e Serbisë. Nga ana e tij, Jared Kushner refuzon kategorikisht çdo sugjerim për trajtim preferencial për shkak të qëndrimit në qeveri apo për lidhjen e punës së tij me ish-presidentin.



9 Comments

      1. Andreas cfare pillin e motres tende do ? o 300€ , se nga qe u jep Lapsi hapsire edhe perfitoni nga keto komente, te nacionalisteve greke edhe ske faje, bythqire i shitur

  1. Lapsi si gjithmone zedhenes i zellshem i qarqeve nacionaliste-raciste Greke. C’te duhen armiqte me miq si Lapsi?

  2. Kriza politike është krizë individësh sepse janë pa ide. Opinioni është i mjegulluar. Nuk ka program. Duhet të paktën që PD që ka një karakter klasik që vlen shumë në politik duhet të jap mundësinë e kësaj devize. Duhet të ketë një skemë konkrete që të thërras individë me vlerë. Përballë keni partinë e Enver Hoxhës, jo të Ramës. Nuk e rrëzuan dot sepse doli Saliu për të qenë Enveri.

    Saliu krijoi absolutizëm dhe donte pushtet absolut. Dashuria e liderve shqiptarë për kultin e invdivid. Saliu donte të bërtisnin Sali, Sali ti je bota, broçkulla.Cfare i ben rama ketyre ne shqiperi e ben dhe me shpellkaret ne greqi qe lapsi i gatshem te na e sjelle ketu.

    1. Ore seshte gruaja ose motra jote por ishte per Salen ai qe foli larte ty pse te djeg? Y rac e ndyre qe ste pelqen mendimi tjetrit, robqire

      1. O Agron o idiot i dobishem, fajin nuk e ka Saliu per poshtersite dhe mashtrimet ditore de Liderit tend shpirteror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *