• |
ide | kryesore

“U luajt kujt t’i negcte goli”. Nica pranon pikën dhe flet për Rashitin, Deliallisi: “Nuk dinim ta shtynim”

Sport
Nica



“Jam i kënaqur nga rezultati pasi loja shkoi tamam me episode. Nga ajo që prodhoi ndeshja, barazimi ishte më i drejti. Të dy ekipet ishin larg portës dhe ia lanë kush ta ngecte golin. Terreni i papërshtatshëm ishte një arsye më shumë që shkoi barazim. Në transfertë duhet të kënaqemi edhe me një barazim”. Stavri Nica e pranon me qetësi 0-0 në Rrogozhinë përballë Erzenit. Në fakt, ky rezultat e mban Kukësin në avantazh ndaj shijakasve me ndeshjet direkte.

Nga aba tjetër, goli duket se po kthehet në një makth për Kukësin. Nica e ka një ide të problemi, por nuk ka asgjë për zgjidhjen të paktën deri në janar: “Pa një sulmues të mirëfilltë edhe skuadra vuan. Shpresoj që ta zgjidhim këtë situatën e sulmit. Kemi shumë probleme në sulm, pasi të gjithë po luajnë me sulmues të maskuar. Ky sistem loje, sado efikas të jetë, do kohë të praktikohet me sulmues pas shpine. Djemtë i përgjigjen në maksimum dhe me dëshirë për të qenë në fazën sulmuese. Dihet se sulmuesi i mirëfilltë e bën diferencën”.

Në lidhje me Rashitin, që ndoshta mund të ishte një zgjidhje e rëndësishme për Kukësin, por në thyerje të mardhënieve me teknikun, Nica pohoi: “Është e pamundur, pasi nuk është vetëm vendimi ynë. Them kështu pasi ka problemet e tija në vendin ku jeton, në Zvicër. Ka probleme me familjen e tij dhe nuk është mirë t’i përflasim dhe jemi të detyruar që të shfrytëzojmë këta që kemi”.

Lexo më tej: Asnjë fitues në Rrogozhinë plasin polemikat: VAR i heq Kukësit penalltinë, Erzenit i anulohet goli

DELIALLISI: “NA MUNGOI FATI”

“Normalisht kishim hyrë për të marrë maksimumin, 3 pikët. Dhamë gjithçka, por ndonjëherë do edhe pak fat. I patëm mundësitë, por nuk shënuam gol. Ndërrimet bëhet që të futesh më ofensiv në fushë, por kur nuk ke sulmues të deklaruar nuk ke çfarë të bësh me shumë, ndonëse Zeka e Mihana mundohen shumë. Dhamë gjithçka na mungoi shtyrja e fundit drejt rrjetës”. Alfred Deliallisi mezi pret janarin për t’i ndryshuar fytyrë skuadrës së tij. Barazimi i Erzenit me Kukësin vazhdon ta mbajë në ujëra të trazuara skuadrën shijakase.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *