• |
ide | kryesore

Asnjë fitues në Rrogozhinë plasin polemikat: VAR i heq Kukësit penalltinë, Erzenit i anulohet goli

Sport
Erzenit



Erzeni e Kukësi nuk i bëjnë keq njëri-tjetrit, por as nuk ndihmojnë veten. Përfundon 0-0 në “Egnatia Arena” për javën e 16 të Superiores, me dy skuadrat që mbeten në zonën e rrezikut. Erzenit ka vetëm një fitore në 8 javët e fundit, por ka marrë 4 pikë në tre daljet e fundit. Situata e Kukësit është pothuaj e njëjtë: asnjë fitore në 6 javët e fundit, por me tre barazimi radhazi.

Pjesa e parë ishte më e zbehtë, ndërsa e dyta i pati të gjitha me përjashtim të golit. Një ndeshje mbijetese që nuk do të kalojë pa polemika. Penalltia e dhënë për Kukësin, por e anuluar më pas nga VAR tërboi Nicën. Erzeni gjeti golin pas këtij momenti, por edhe shijakasve iu anulua për pozicion jashtë loje. Erzeni pati disa pretendime për penallti të tjera, por gjyqtari nuk i mori në konsideratë dhe gjithçka u mbyll në barazim 0-0.

Shijakasit dhe blutë ndajnë vërtetë pikët dhe zonën e rënies nga kategoria, por në statistika diferencohen. Skuadra e Deliallisit shënon më shumë dhe lejon më pak, në krahasim me atë të Nicës. Nuk është se dallimi është i madh, por mund të jetë vendimtar në këtë përballje. Erzeni ka shënuar 17 gola, për një mesatare prej 1.13 gola për ndeshje, ndërsa ka lejuar prekjen e rrjetës 20 herë, praktikisht 1.3 gola në ndeshje. Kukësi i Nicës, në anën tjetër, ka pësuar 3 gola më shumë me mesataren që rritet në 1 gol e gjysëm për 90 minuta, ndërsa ka shënuar një gol më pak se shijakasit në 16 javët e para të kampionatit.

Megjithatë, ka një statistikë që e ndihmon Kukësin të qendrojë përpara Erzenit në renditje. Fakti, që në fazën e parë të besuarit e Nicës janë imponuar 2-1, duke i favorizuar në përplasjet direkte, që mund të jetë një faktor shumë i rëndësishëm kur të bëhen llogaritë në fund të sezonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *