• |
ide | kryesore

Vllaznia, fitore me përmbysje: Çoba, Gruda e Balaj i japin Mehmetit humbjen e parë në krye të Dinamos

F1, Sport
Vllaznia



Vllaznia kthehet te fitorja, duke mundur 3-1 Dinamon dhe duke e parakaluar në renditje. Shkodranët imponohen me përmbysje në Loro Boriçi, duke hyrë tashmë sërish në garë për një vend në katër më të mirët. Denision iluzionoi Dinamon me golin e shpejtë, pastaj treshja ofensive e shkodranëve Çoba-Gruda-Balaj i shkaktoi humbjen e parë në pankinën kryeqytetase Dritan Mehmetit.

Dinamovitët e nisën me ritëm të lartë ndeshjen dhe goditën në mundësin e parë të paraqitur. Denison në minutën e 4′, pas një harkimi nga e djathta, goditi në zonë duke i dhënë avantazhin të tijve. Vllaznia reagoi dhunshëm dhe barazoi pas 7 minutash. Pas një aksioni të shpejtë në të majtë, Sali ndali tentativën e Grudës, por nuk mund të bënte asgjë ndaj Çobës, që depozitoi në rrjetë.

Përmbysja e kuqebluve kompletohet pas gjysëm ore lojë. Në zhvillimet e një goditje këndi, Juriç devijoi topin që mbërriti te Gruda. Nuk gabon mundësinë e paraqitur sulmuesi dhe 2-1, por që nuk do të mbetej gjatë në fuqi. Nëntë minuta pas rifillimit, gjithnjë në zhvillimet e një goditje këndi, erdhi goli i tretë. Balaj shënoi me kokë në shtyllën e parë për kuqeblutë, duke vulsour sfidën.

Lexo më tej: Video/ Najdovski ngatërron portën, William arrin Tiranën në shtesë: Laçi rikuperon dy gola, për një pikë

Gudjabi e Denison bënë gjithcka për të rihapur ndeshjen (flagrante shtylla në të 81′), por rezultati nuk ndryshoi. Vllaznia parakaloi Dinamon për të marrë përkohësisht vendin e pestë. 20 pikë për Osmanin e një më pak për Mehmetin, me zonën e Final Four që mbetet 1 pikë larg, gjithnjë nëse Skënderbeu nuk fiton me Partizanin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *