• |
ide | kryesore

Aksidenti në Rrugën e Kombit/ 14 mjete të përfshira, Policia: Ka të lënduar

Lajme, Të fundit



Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka dhënë detaje për aksidentin në autostradën Ibrahim Rugova. Ai tha se në këtë aksident janë përfshirë 14 vetura dhe se raportohet edhe për të lënduar.

“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja sipas informatave fillestare eshte shkaktuar nje aksident trafiku zingjiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojè e aksdentit raportohet edhe per persona té lënduar.”

Ai ka thënë se rruga është e bllokuar përkohësisht.

“Kjo rruge eshte bllokuar perkohesisht, perderisa njesitet policore dhe ekipet emergjente kane reaguar ne vendin e ngjarjes per tu marr me rastin dhe trajtimin e personave te lenduar”.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Blinisht, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në automjetet e përfshira. Për shkak të përplasjes së mjeteve, qarkullimi në drejtim të Kukësit u bllokua për rreth 1 orë duke shkaktuar radhë të gjata kilometrike.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *