• |
ide | kryesore

Basha mbledh PD-në e vulës: Të hapim një faqe të re për Shqipërinë!

Arkiva, Lajme, Të fundit
Basha mbledh PD-në e vulës: Të hapim një faqe të re për Shqipërinë!



Lulzim Basha mblodhi në Pallatin e Kongreseve njerëzit e tij për të festuar 33 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Ndërkohë Sali Berisha me të vetët ishte te Hotel Tirana po në të njëjtën orë.

Basha ishte optimist gjatë fjalës së tij ndonëse PD është e përcarë e në ditët e saj më të zeza qysh prej kur u themeluar. Për të treguar masivitet e mbështetje në ekran, Basha kishte zgjedhur ta vendoste foltoren në një prej plateve të Pallatit të Kongreseve, fare pranë njerëzve që ishin ulur në sallë.

“Do ta bëjmë, ashtu sikurse kemi filluar, me sinqeritet dhe modesti me njerezit, duke i afruar ata qe kanë përzemër fatet e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Duke folur përditë me njerëzit, duke i takuar ata nga afër dhe duke biseduar sy më sy, më këdo që është zhgënjyer nga sistemi politik 33 vjecar. Duke e forcuar bashkëpunimin tone të ngushtë me aleatët tanëndërkombëtarë dhe partnerët tane strategjike, të cilët kanë dhënë një kontribut të paçmueshëm në këto 33 vite tranzicion për demokracinë dhe shtetin shqiptar, dhe të cilët i falenderoj nga kjo sallë në emër të të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike”, tha Basha gjatë fjalës së tij.

©LAPSI.al



10 Comments

  1. Hahah

    Lul brava

    Qeka shpenzu balla për eventin e bravës.

    Mirë shpenzime pose po, por i paska gjet dhe audiencen, kokëcarje me vete

  2. Ndryshe nga Sali Berisha, Enver Hoxha nuk I futi fëmijët e tij në listën e pasardhësve të pushtetit. Nuk I kishte më budallenj se fëmijët e Saliut, por nuk e bëri. Në këtë pikë, ky po ja kalon, se atyre idiotëve në PD po u lë dhe pasardhësen që të mos kenë shpresa të ngrenë kokë.

    Tani të gjithë ata që sot mendojnë se 33 vite më parë rrëzuan Enver Hoxhën, duhet të shikojnë se Enver Hoxha I tyre, atë që ata vazhdojnë ti shkojnë pas, është më I paftë se Enver Hoxha I parë, më hajdut, dhe natyrisht më tribal.Nga pjesmarrja i biri ja kaloj plakut serb salih

  3. O Lul basha o djal i ri
    A ke ruajtur najhere bagti
    Ake shkuar me blue n’mulli
    A ke shkue n’mal per dru
    A ke mujt me nzjerr naj hu
    A ke ngajt qete ne are
    A ke msue me qit fare
    A din ti c’ka asht tagjia
    A din ti si mjelet dhia
    Nese kt ti s’ke me i dit
    Mos u merr me politike

  4. Nje salle e mbushur plot, entuzjasmi i larte e arsyetimi i folesve ne salle realist e programatik, Nje salle ku mbizoteronte rinia, besimi ne te ardhmen ishte i larte. Pd e drejtuar nga vullnet politik ka te ardhme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *