• |
ide | kryesore

Threads zbulon veçorinë e re

F1, Stil



Threads në Instagram, një nga rivalët kryesorë të X, ka nxjerrë një veçori të re të ngjashme me hashtag të quajtur “etiketa” për të ndihmuar në etiketimin e postimeve.

“Aftësia për të etiketuar një temë në postimin tuaj tani po përhapet globalisht, në mënyrë që të mund t’i kategorizoni postimet tuaja dhe ta bëni më të lehtë për të tjerët që të gjejnë dhe të bashkohen në bisedë,” postoi kreu i Instagramit Adam Mosseri në Threads të enjten.

Etiketat funksionojnë në mënyrë të ngjashme me hashtags, por mund të ketë vetëm një prej tyre për postim, tha platforma. Është gjithashtu pak më ndryshe nga mënyra se si funksionojnë hashtags në platformat e mediave sociale si X – dikur Twitter – dhe Facebook.

Përdoruesit mund të fillojnë një etiketë duke shtypur tastin “#” dhe më pas duke shtypur temën që duan për postimin e tyre. Por ndryshe nga hashtags, tasti “#” mund të pasohet nga një frazë e tërë – edhe pa hapësira – dhe me karaktere të veçanta, vuri në dukje z. Moserri.

Threads u lançua në korrik dhe shpejt u bë rivali kryesor i platformës së mediave sociale X në pronësi të Elon Musk, duke grumbulluar një rekord prej 10 milionë regjistrimesh brenda disa orësh dhe duke fituar 100 milionë përdorues në vetëm pesë ditë.

Që nga fillimi i tij, Threads është përpjekur gjithashtu të prezantojë veçori të reja, disa paralele me ato të disponueshme në X, duke përfshirë një funksion kërkimi, një buton redaktimi, si dhe një version në ueb për platformën./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *