• |
ide | kryesore

Për herë të parë rregullorja e kuvendit ndryshohet pa konsensus me opozitën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndryshimet që socialistët kanë parashikuar në rregulloren e Kuvendit për t’i dhënë fund protestës së opozitës janë miratuar për herë të parë pa konsensus në Këshillin e Mandateve. Gjatë mbledhjes nuk ishte i pranishëm asnjë deputet i opozitës.

Ndryshimet e rregullores parashikojnë ndëshkime nga 1 muaj dhe 2 muaj për deputetët që dëmtojnë pajisjet e kuvendit apo ndezin flakadanë dhe do të votohen në Kuvend të enjten gjatë seancës parlamentare. Tradicionalisht rregullorja e kuvendit ishte miratuar me konsensus.

Maxhoranca miratoi seancën e kaluar (7 Dhjetor) futjen me procedurë të përshpejtuar të ndryshimit të Rregullores së Kuvendit, pas kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës, të cilët hodhën tymuese e shashka gjatë votimit të buxhetit 2024.

Deri më sot dënimi maksimal është 10 ditë, ndërkohë që PS kërkon që ky dënim të behet deri në 60 ditë.

Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare “ deri në 60 ditë jepet në rastet :

a) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit / brenda mjediseve të Kuvendit;
b) kur deputeti kryen veprime / sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal;
c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6.”
Kërkesa për marrjen e mases disiplinore, sipas pikave 6 dhe 7 të këtij neni, paraqitet me shkrim nga jo më pak se 7 deputetë dhe jo më vonë se 48 orë nga dita e konstatimit të ngjarjeve/ rasteve.

Gjatë periudhës së zbatimit të masës displinore të parashikuar në pikat 6 the 7 të këtij neni deputeti ndalohet të kryej dhe çdo veprimtari tjetër si anëtar i Kuvendit”, thuhet ne drafin e depozituar nga PS.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *