• |
ide | kryesore

Sulmi me dy viktima në Zvicër, prangoset autori

Lajme, Planet



Policia ka arrestuar një 36-vjeçar, autor i sulmit me dy të vrarë në Sion të Zvicrës. Autori u arrestua në rajonin Saint-Léonard, tha policia. Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 8, personi i armatosur ka qëlluar dhe ka vrarë një grua 34-vjeçare.

Sipas gazetës lokale Le Nouvelliste, ai kishte ngacmuar disa herë një grua, duke kërkuar të kishte një marrëdhënie me të. Ndaj tij kishte nisur një hetim paraprak, pas denoncimit të bërë nga gruaja.

Viktima e dytë ishte një 41-vjeçar, drejtues i një kompanie lokale për të cilën punonte autori. Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur një sekretar 49-vjeçar i së njëjtës kompani, i cili ka tentuar të lajmërojë autoritetet.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *