• |
ide | kryesore

Daddy Yankee dhe Don Omar i japin fund rivalitetit

Paparazzi, Slider


Daddy Yankee dhe Don Omar po lënë rivalitetin  e tyre në të kaluarën.

Në postime të veçanta në mediat sociale,artistët ndanë vlerësimin e tyre për njëri-tjetrin dhe njoftuan se grindja  shumëvjeçare kishte marrë fund.

“Sot ne mbyllim librin që mbajti kapitujt më të mirë të rivalitetit tonë të diskutueshëm,” shkroi këngëtari i “Danza Kuduro”,  në Instagram, krahas një fotoje të Yankee duke buzëqeshur.

 “Të uroj më të mirat për ty dhe familjen tënde. Faleminderit për konkurrencën dhe disiplinën tuaj të admirueshme, por edhe më shumë për atë që bëtë për muzikën tonë.”

“Faleminderit për bashkëpunimin dhe për konkurrimin sepse e bëra me një titan. Mbaj kujtimet e mira, të qeshurat, ëndrrat bashkë dhe dëshirën për një raund të fundit me një kundërshtar kaq të madh”, vazhdoi ai. “Do të takohemi sërish së shpejti, sepse ju kam borxh një përqafim dhe ju falënderoj personalisht. Ndërkohë, rroftë King Daddyi.”

Menjëherë pasi Don Omar ndau postimin e tij, Yankee e ndoqi me një të tijin.

“William, faleminderit që më dhe mundësinë  të flasim me njëri-tjetrin nga thellësia e zemrës”, nisi këngëtari i “Gasolina” krahas një fotoje të Don Omar, emri i vërtetë i të cilit është William Omar Landrón Rivera.

 “Don Omar, edhe ti ke bërë gjëra të mëdha për këtë zhanër dhe brenda rivalitetit siç thua me të drejtë që na ndau, sot ndihem i qetë të di se kjo është pas nesh, dhe ne jemi shembull që mund të kemi dallime por do të ketë  gjithmonë vend për falje.Ti ke qenë gjithashtu një kundërshtar i madh.

Yankee shtoi se ai ndihej “i qetë dhe në paqe duke ditur që sot ne lëmë pas polemikat midis dy eksponentëve që e vendosin lart flamurin tonë të Porto Rikos”./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *