• |
ide | kryesore

Atentati në Sauk/ Motra e Aleksandër Sadikajt nxjerr emrat: Ja kush ma vrau vëllanë

Lajme, Të fundit



Sauku u trondit një vit më parë nga një shpërthim i fuqishëm, ku një makinë u hodh në erë. Nga shpërthimi ndërroi jetë i riu Aleksandër Sadikaj.

Që prej vrasjes së tij, ende nuk ka asnjë person të arrestuar apo të dyshuar. Motra e Aleksandër Sadikajt, Vanesa ka bërë një postim të gjatë ku përmend me emra personat që sipas saj janë autorët e vrasjes së të riut. Ajo shkon më tej duke përmendur emrat sipas saj të vrasësve. Njëri është biznesmeni nga Saranda që u ekzekutua në Tiranës, Edmond Papa dhe Ledian Alushaj, ky i fundit shoku i tij i ngushtë.

“Isha tek burgu kur i gjuajti tritol shoku, Aleksandër Sadikaj u vra nga shoku i tij i ngushtë Ledian Alushaj nga Mallakastra me vendbanim në Sarandë. Ledion Alushaj kishte vendosur tritol në makinën e Aleksandrit kur Aleksandri ia kishte dhënë makinën e tij me mirëbesim për ti bërë disa servise tek daja i Edmond Papës pra këta të dy në bashkëpunim me vranë Aleksandrin. Mbrapa krahu ndërkohë që hanin e pinin me të, ditën tjetër erdhi në varrim Ledjon Alushaj bashkë me Edmond Papën qëndruan gjithë natën në shtëpinë tonë dhe “bënin sikur qanin”. Ledjon Allushaj ngriti arkivolin e Aleksandrit deri tek varrezat në krahë, ai që e vrau ishte aty, na ngushëllonte edhe qante bashkë me ne. Ja pra kush janë trimat e sotëm ata që kanë dy lekë mendojnë se mund të vrasin edhe të bëjnë gjëra të tmerrshme në tok këta pra janë gangsterët e sotëm që kanë lekë dhe vrasin shokët mbrapa krahëve. Këtë gjë e di gjithë Shqipëria tani më. E di shteti gjithashtu. Ledjon Allushaj fshihej si miush edhe vazhdon vret shokët e tij, ai njeri që vinte në shtëpinë tonë hante dhe pinte me ne. Vëllai im luante me djalin e Ledjon Alushajt e përkëdhelte e puthte, ndërkohë që ai kishte vendosur tritolin tek makina e Aleksandrit. Zoti është i madh, u zbulua gjithçka shumë shpejt,” -shkruan në postimin e saj motra e të ndjerit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *