• |
ide | kryesore

I dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë, zbardhet urdhri

Lajme, Të fundit



Një tjetër i burgosur do të transferohet në regjimin e posaçëm 41-bis. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka urdhëruar vendosjen në këtë regjim të Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin” për vrasjen e dy turistëve çekë në fshatin Prekalë të Shkodrës.

Manja është shprehur se do të zbatojë ligjin për vendosjen në regjimin e posaçëm (41/b) për të gjithë ata të paraburgosur dhe të dënuar që cënojnë rendin dhe sigurinë, apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal brenda i IEVP-ve.

“Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cënojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar!” – tha Manja.

Kujtojmë se pak ditë më parë, u urdhërua edhe vendosja e Albert Kupës alias Ilir Kupa, i cili ishte pjesë e bandës kriminale “Babagjyshët” dhe vuante dënimin për 6 vepra penale në burgun e Peqinit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *