• |
ide | kryesore

Detajet nga krimi në burg/ Mjacaj e thirri në emër Lleshin dhe e qëlloi nga dritarja e qelisë

Lajme, Të fundit



Detaje të reja kane dale ne dritë, lidhur me ngjarjen e mesdites se djeshme ne burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj, ekzekutoi Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan. Per te mbledhur sa me shume prova dhe me qellim zbardhjen e kesaj ngjarjeje te rende, grupi hetimor ka nisur verifikimin dhe këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë. Përmes tyre mund të krijohen indicie dhe prova rreth dinamikës së ngjarjes por edhe ndjekjes së lëvizjeve të autorit Sokol Mjacaj që qëlloi për vdekje bashkëvuajtësin e dënimit Arben Lleshin dhe plagosi shokun e qelisë së këtij të fundit Indrit Shaqja.

Hetuesit po verifikojnë kontaktet e autorit të dyshuar të ngjarjes, teksa në “sitë” po kalojnë edhe punonjësit e burgjeve për të konstatuar veprimet e tyre kohët e fundit. Ndërkohë verifikime po bëhen edhe sa i takon procedurës së ndjekur që Sokol Mjacaj të përfundonte pikërisht në sektorin ku qëndronte shenjestra e tij dhe nëse ka element të dyshimtë qoftë në kërkesat që ka bërë ai apo veprimet e përgjegjësve të burgut. Punonjësit e këtij institucioni që ishin në shërbim apo morën shërbimin pas ngjarjes, u është dhënë urdhër të mos dalin nga vendi i punës deri në orët e para të mëngjesit të të shtunës. Kështu konfirmuan informacione në rrugë operative.

Në radhët e shërbimeve të burgut, flitet se një vendim i tillë, është marrë për shkak të sensitivitetit të ngjarjes dhe si masë për pengimin e daljes së informacioneve që mund të përbëjnë ndikim në hetimet intensive që po kryhen. Ndërsa versioni tjetër që jepet, është verifikimi i zbatimit të detyrave nga punonjësit para, gjatë dhe pas ngjarjes. I plagosuri Indrit Shaqja ndodhet në spitalin e burgut në Tiranë, ndërsa në dëshminë e tij paraprake ka sqaruar dinamikën e ngjarjes. Ai ka treguar se ndodhej bashkë me Arben Lleshin kur Sokol Mjaçaj e thirri në emër shenjestrën, e teksa ky i fundit u ngrit për t’iu përgjigjur ai e qëlloi për vdekje nga dritarja e qelisë, ndërsa mbeti edhe vetë Shaqja i plagosur.

Ky i fundit vijon duke thënë se nuk dinte ndonjë konflikt dhe se gjithçka ka ndodhur papritur. Ndërkohë tentativa për ti marrë dëshmi janë bërë edhe ndaj Sokol Mjacajt, për të cilin burime brenda grupit të hetimit shprehen të rezervuara të tregojnë detaje, por konfirmojnë se e ka pranuar krimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *