• |
ide | kryesore

FOTO/ Atentat shqiptarit në Itali, dyshohet për larje hesapesh

Arkiva, Lajme, Të fundit
shqiptar



Një seri të shtënash u dëgjuan rreth orës 23.00 të së shtunës në qytezën e qetë të Santernos në afërsi të Ravenës në veri të Italisë. Ngjarja ndodhi përpara një lokali të zonës. Shënjestra ishte një 47-vjeçar shqiptar që ka mbetur i plagosur. Ai ka marrë plagë kryesisht në pjesën e poshtme të trupit.

Identiteti i të plagosurit nuk bëhet i ditur, por konfirmohet se ai ka pasur precedentë penalë në të shkuarën. Autori thuhet se ishte një person që më pas u largua në këmbë. Nga të dhënat e para mendohet se bëhet fjalë për një larje hesapesh megjithëse nuk përjashtohet as pista e një konflikti të fundit. Në vendin e ngjarjes nuk ka pasur dëshmitarë dhe është e paqartë nëse lokali ka qenë i hapur në atë orë.

Nisur nga plagët e marra në pjesën e këmbëve dyshohet se autori ka dashur t’i japë një “mësim” shqiptarit dhe nuk ka dashur që ta vrasë. Në pyetje është marrë pronari i lokalit dhe disa persona të tjerë. Policia është duke këqyrur edhe pamjet e kamerave të sigurisë. I plagosuri nuk është arrë ende në pyetje, pasi pritet që t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal. ©LAPSI.al

Sparatoria in strada a Santerno. Gambizzato un uomo di 47 anni Spari nella notte a Santerno: uomo raggiunto da un colpo di arma da fuoco alle gambe - RavennaNotizie.it

Spari in strada davanti al bar, ferito un uomo – Ravenna24ore.it



2 Comments

  1. Vetem te lajne hesapet dine!!! Pasi kane hequr qafe robin, lajne duart, dhe ulen te hane te kenaqur. Race muti me pak fjale!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *