• |
ide | kryesore

“Karabeci me injeksione”: Martini justifikon mesfushorin, Deliallisi falenderon lojtarët

Sport
Martini


“Mendoj se në barazimet e fundit ky është më i merituari, të tjerat duhet t’i fitonim. Ndeshje me dy tablo, në pjesën e parë ishim më mirë, pastaj patëm probleme në 20 minutat e para të pjesës së dytë, ku Erzeni ishte më mirë. Humbëm një penallti, por barazimi ishte rezultati më i drejtë pasi Erzeni pati rastet e tij për shënim”. Një rezyme e shpejtë nga Edi Martini, për barazimin pa gola të Teutës me Erzenin. Sigurisht penalltia e humbur nga Karabeci djeg: “Po të shënonim golin do të ishim më të qetë psikologjikisht dhe do të luanim me nervat e kundërshtarit dhe të kontrollonim ndeshjen”.

Tekniku pastaj shpjegoi edhe arsyen që mund ta ketë bërë Karabecin të gabojë, kur foli mbi situatën delikate të dëmtimeve. “Karabeci ishte me injeksione, Daja e Beqja të dëmtuar. Të kushtëzuar dhe duhet të mendojmë për të gjetur një sulmues goli. Goli bën diferencën dhe kjo është ajo që ne po vuajmë” tha Martini.

DELIALLISI: “PORTIERI I TEUTËS U BË HERO”

“ Dua të komplimentoj djemtë për mundin dhe djersën. Pati edhe minuta që Teuta ishte më mirë, por ne dominuam në zotërimin total të fushës. Por kur mungon finalizimi, atëherë duhet të marrësh masa edhe që të mos e humbasësh takimin”. Alfred Deliallisi ngushëllohet me faktin që mori një pikë, duke mbajtur pas Teutën, në luftën për mbijetesë. Tekniku i Erzenit i ka bërë komplimentat portierit Dema, si për të treguar se skuadra e tij ishte më pranë fitores. “Patëm raste flagrante për shënim, goditëm dy shtylla. E portieri i Teutës u bë hero në minuta të veçanta dhe ka komplimentet e mia dhe merita për këtë barazim të Teutës”.

Lexo më tejKarabeci humbet penalltinë e fitores: Teuta mbetet e fundit, Martini i dëshpëruar

Tekniku pastaj foli edhe për mungesë fati, pavarësisht se në rastin kur Teuta humbi një 11 metërsh edhe pak fat duhet të ketë pasur: “Pika nuk më kënaq , ndaj çdo kundërshtari nuk futemi për barazim, por për të luajtur futboll dhe për fitore. Sot kishim edhe fatin kundër, pasi se kishim raste për të shënuar”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *