• |
ide | kryesore

Video/ VAR i heq penalltinë, pastaj golin Skënderbeut: Mjaki i jep fitoren Laçit pas një faze të tërë

F1, Sport, Video
Mjaki



Skënderbeu nuk arrin të imponohet në Korçë dhe pëson humbjen e dytë në po aq ndeshje me Laçin këtë kampionat. Vendos Mjaki, që ktheu kurbinasit te fitorja pas një faze të tërë kampionati, në të cilin bardhezinjtë nuk gjenin suksesin. Skuadra e Gvozdenovic duhet vetëm të fitonin për të parakaluar Tiranën në vendin e tretë, por dështuan në misionin e tyre.

Mund të qetësohet disi Josa, me të tijtë që tani i largohen fundit të renditjes. Një gol i shpejtë i realizuar nga Mjaki, në minutën e 12′, e bëri ndeshjen të tatëpjetë për kurbinasit, që u munduan të dilnin pa dëme nga momentet e presionit të bardhekuqve. Liço në minutën e 20 gjeti reagimin e Dajsinanit. Në minutën e 32′ episodi që mund të ndryshonte lojën dhe që ndezi mërinë e kurbinasve fillimisht e më pas korçarëve. Pikërisht kështu, sepse Doda sinjalizoi 11 metërsh për kontaktin mes Rashicës dhe Silvës, pastaj pasi pa pamjet në VAR ndryshoi vendimin e tij.

Lexo më tej: Video/ Hasani në tribunë, Balaj vendos me penallti: Tirana në krizë, rrezikon katërshen e parë

Rashica provoi edhe në fillim të pjesës së dytë, pa mundur të kalojë portierin e Laçit. Ndeshja tensionet përsëri në minutën e 86’. Skënderbeu gjeti golin me Sebastine, në zhvillimet e një goditje këndi. Gëzimi u zbeh nga flamuri i asistentit që anuloi golin për shkak se topi kishte dalë jashtë gjatë harkimit. Protestave të vendasve iu përgjigj VAR, që konfirmoi vendimin e arbitrit. 22 pikë për korcarët, vetëm një larg dyshes Tirana-Vllaznia, ndërsa Laçi ka mbërritur në kuotën 20 në vendin e gjashtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *