• |
ide | kryesore

Çmenduri tjetër në Turqi: nuk pranoi vendimin e arbitrit, presidenti i Istanbulspor nxjerr skuadrën nga fusha

Sport
Istanbulspor


Një tjetër ngjarje e bujshme në Turqi, në ditën e rifillimit të kampionatit të pezulluar për shkak të agresionit brutal të presidentit të Ankaragucu, Faruk Koca, ndaj arbitrit Umut Meler. Në minutën e 73′ të ndeshjes Istanbulspor-Trabzonspor, e vlefshme për javën e 17 të Super Ligës, presidenti i mikpritësve, Ecmel Faik Sarıalioğlu, e tërhoqi skuadrën nga fusha. Gjithçka ndodhi pas golit të mysafirëve për të shënuar rezultatin 2-1.

Numri një i Istanbulspor, në fakt, kundërshtoi në mënyrë të hapur vendimin e arbitrit Ali Sansalan për të vlerësuar golin e avantazhit, pavarësisht një rishikimi të VAR. Sipas presidentit të Istanbulspor, ai duhet të kishte evidentuar një faull ndaj Loshajt. Sarıalioğlu zbriti në fushë dhe u tha lojtarëve të tij të dilnin nga fusha.

Lexo më tej: Video/ Presidenti i Ankaragucu rreh me grushta arbitrin në fushë: Turqia pezullon kampionatit

Ndërhyrja e presidentit të Trabzonspor për të ndryshuar mendjen e kolegut të tij ishte e padobishme. sSç ishte e padobishme ajo e disa lojtarëve të tij që u përpoqën ta bënin të kthente vendimin e tij. Një tjetër faqe vërtet e trishtë për futbollin turk, tashmë në mëshirën e presidentëve të çmendur, që bëjnë çfarë të duan në dëm të të gjithë sportit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *