• |
ide | kryesore

Pronari i lokalit në Itali i kërkoi të largohej, shqiptari kthehet dhe e sulmon me hanxhar

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka kërcënuar dhe tentuar të godasë me hanxhar pronarin e një lokali. Ngjarja ka ndodhur në Vetralla pranë Romës, ku italiani Cristian Dolci pronar i një lokali ka përzënë një shqiptar i cili ishte i dehur e po bënte veprime të pahijshme dhe po shqetësonte klientët e pranishëm.

Mediat italiane shkruajnë se pasi bëri gjestet e turpshme në lokal, shqiptari u përzu nga italiani për t’u kthyer pas disa minutave me një thikë të madhe në dorë (hanxhar) me të cilën sulmoi pronarin e lokalit. Ky i fundit arriti t’i shmangej goditjes dhe mori në dorë një karrige për t’u mbrojtur.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *